LAJMI I FUNDIT:

Pas dorëheqjes së Hancock, posti i Sekretarit të Shëndetësisë në Britani i besohet Sajid Javid

Pas dorëheqjes së Hancock, posti i Sekretarit të Shëndetësisë në Britani i besohet Sajid Javid

Ish-Sekretari i Financave në Britaninë e Madhe, Sajid Javid, do ta zëvendësoj Matt Hancock – duke marrë postin e Sekretarit të Shëndetësisë, është bërë e ditur nga zyra e kabinetit të kryeministrit Boris Johnson.

Javid vitin e kaluar dha dorëheqje nga posti i Sekretarit të Financave, pasi që refuzoi kërkesën e Boris Johnsoni ta ndërrojë ekipin e këshilltarëve të tij politikë, transmeton Telegrafi.


Siç raporton The Guardian, në shkurt të vitit të kaluar kryeministri Johnson duke tentuar të marrë kontrollin mbi kastën politike, kërkoi nga Sekretari i asokohe Saji Javid të ndërrojë të gjithë këshilltarët.

Javid kishte refuzuar ta bëjë një gjë të tillë, duke theksuar se asnjë ministër nuk do të pranonte një kërkesë të tillë – kështu dha dorëheqje.

E postin e tij e kishte marrë menjëherë Rishi Sunak, i besuari i kryeministrit britanik. Ndërkaq tani Javid po rikthehet – duke marrë postin e Matt Hancock i cili u kap me një kolege të tij duke u puthur nëpër korridore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Kalo në kategori