Pas disa vitesh vuajtje me sëmundje vaskulare, qytetari nga Maqedonia gjen shërim në Spitalin Amerikan
Një qytetar nga Maqedonia pas shumë vitesh vuajtje e ka gjetur ndihmën në Spitalin Amerikan të Kosovës.
Pacienti nga Lukova vuante nga një sëmundje vaskulare dhe kishte disa vite që nuk mund të ecte. Pasi u drejtua në Spitalin Amerikan për trajtim mjekësor dhe falë ekspertëve që ndodhen në këtë spital, sot pacienti është përmirësuar dukshëm dhe mund të ecë pa problem duke iu rikthyer jetës normale.
Ky pacient nuk është i pari nga vendet e rajonit që ka kërkuar dhe ka gjetur shërim, mirëpo, është për t’u theksuar se pacienti ka shumë vite që vuan nga sëmundjet vaskulare dhe konsultave të njëpasnjëshme në qendrat rajonale por pa sukses.
Te Spitali Amerikan, kirurgët vaskularë zbatojnë procedurat vaskulare bashkëkohore të nivelit evropian dhe falë teknikës dhe ekspertëve vaskularë, rezultatet tregojnë se janë më të mirët në rajon.
Viteve të kaluara, në këtë spital, duke ju falënderuar përvojës së Dr. Elmi Ollurit, kirurg vaskular, gjetën trajtim me sukses edhe qytetarë amerikanë, qytetarë të Serbisë dhe pacientë të cilët janë operuar edhe në klinikat e Maqedonisë. Teëtilla operacione në spitalin tonë kanë qenë me rezultat të plotë.
Duhet theksuar se sëmundjet e Aortes dhe sëmundjet e Arterieve të Qafës sipas statistikave tona janë operacione me rezultatet më të mira në rajon. Kirurgët vaskularë punojnë për të rivendosur rrjedhën e gjakut në një zonë të trupit pas traumave apo sëmundjeve të tjera problematike të enëve të gjakut.
Shërbimi i Kirurgjisë Vaskulare në Spitalin Amerikan është specializuar në trajtimin e patologjive të enëve të gjakut.
Si të gjitha specialitetet kirurgjikale, Spitali Amerikan mbetet i fokusuar në cilësinë e shërbimit.
Stafi i shërbimit bashkëpunon me një ekip të shquar specialistësh të Universitetit të Mjekësisë, kardiologë, kirurgë e radiologë.
Bashkëpunimet e mjekëve kanë ofruar produktivitet akademik dhe klinik që përfshin teknika të reja dhe të përmirësuara për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të enëve të gjakut.
E theksojmë sërish se Spitali Amerikan posedon aparatura të sofistikuara si për trajtime të hapura në kirurgjinë vaskulare dhe për trajtimin me procedura endovaskulare. Duke marrë parasysh këto rezultate të ekspertëve vaskularë, përmes këtij artikulli ftojmë qytetarët e Kosovës t’i drejtohen ekspertëve të Spitalit Amerikan në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe