LAJMI I FUNDIT:

Pas dështimit të Samitit në Paris, Gjermania dhe Franca vazhdojnë bisedimet me palën kosovare dhe atë serbe

Pas dështimit të Samitit në Paris, Gjermania dhe Franca vazhdojnë bisedimet me palën kosovare dhe atë serbe

Javën që lamë pas u bë e ditur përfundimisht se takimi i Parisit i planifikuar të mbahet më 1 korrik të këtij viti, nuk do të mbahet. Mbajtja e këtij takimi ishte caktuar qysh më 29 prill, në ditën kur ishte mbajtur Samiti i Berlinit.

Ky takim i cili pritej që t’i bënte bashkë palën kosovare dhe atë serbe dhe që konsiderohej si një tentativë për të riaktivizuar procesin e dialogut i cili tash e sa kohë është “ngrirë”, u shty për një afat të pacaktuar.


Kabineti i Macronit: Nuk ka takim në Paris
Lexo po ashtu Kabineti i Macronit: Nuk ka takim në Paris

Se a pritet të mbahet ky takim në ndonjë datë tjetër, ende nuk është bërë e ditur. Në një përgjigje për Telegrafin nga zyra e kancelares gjermane, kanë thënë se bisedimet përgatitore të mëtejshme janë të nevojshme.

Po ashtu nga Qeveria Federale e kancelares gjermane Angela Merkel, nuk kanë dhënë detaje se cilat ishin arsyet kyçe që quan në anulimin e këtij takimi.

“Mund të konfirmojmë se takimi i njoftuar për 1 korrik është shtyrë. Bisedimet e mëtejshme përgatitore do të jenë të nevojshme”, thuhet në përgjigjen e zyrës federale gjermane për Telegrafin.

Reagime në Kosovë për anulimin e takimit të Parisit dhe një takimi të fshehtë në Berlin
Lexo po ashtu Reagime në Kosovë për anulimin e takimit të Parisit dhe një takimi të fshehtë në Berlin

Ata më tej kanë theksuar se Gjermania dhe Franca do të vazhdojnë të jetë në kontakt me Kosovën dhe Serbinë.

“Megjithatë, Gjermania dhe Franca do të vazhdojnë të mbesin në kontakt të ngushtë me Kosovën dhe Serbinë”, thuhet më tej në përgjigje.

Dështimi i këtij takimi nxiti edhe përplasje mes spektrit politik në Kosovë.

Ishte presidenti Hashim Thaçi i cili përmes një statusi në Facebook tha se ” vendimet dhe veprimet e nxituara, të pakoordinuara dhe të gabuara strategjikisht të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, kanë dëmtuar rëndë respektin dhe mbështetjen e partnerëve tanë perëndimorë për Kosovën”.

Thaçi: Vendimet dhe veprimet e nxituara, kanë dëmtuar rëndë mbështetjen e partnerëve tanë për Kosovën
Lexo po ashtu Thaçi: Vendimet dhe veprimet e nxituara, kanë dëmtuar rëndë mbështetjen e partnerëve tanë për Kosovën

Me të njëjtën formë u kundërpërgjigj edhe kryeministri Ramush Haradinaj i cili shkruajti se “ishte gabim që sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës të paraqitej si pjesë e dialogut me Serbinë”, si dhe “dëmi që i është shkaktuar Kosovës duke bërë pazar me sovranitet dhe integritet është i madhe”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori