LAJMI I FUNDIT:

Pas defektit teknik, piloti detyrohet ta derdh kerozinën nga aeroplani që përfundoi mbi kokat e nxënësve- mbi 30 fëmijë amerikanë dërgohen në spital

Pas defektit teknik, piloti detyrohet ta derdh kerozinën nga aeroplani që përfundoi mbi kokat e nxënësve- mbi 30 fëmijë amerikanë dërgohen në spital

Aeroplani i aviokompanisë “Delta 89” është detyruar ta derdh nga rezervuari kerozinën derisa po bëhej gati për ulje emergjente në aeroportin e Los Angeles, megjithatë kerozina përfundoi në kokat e nxënësve të një shkolle në afërsi të aeroportit.

Raportet e fundit tregojnë se rreth 30 fëmijë janë ankuar për irritim lëkure, që është shkaktuar nga derdhja e kerozinës nga aeroplani derisa ishte në ajër dhe që përfundoi në këndin e lodrave të oborrit të shkollës, transmeton Telegrafi.

Në një postim në Twitter, ekipet e zjarrfikësve të Los Angeles kanë bërë të ditur se shumë fëmijë janë ankuar se po kanë probleme shëndetësore pas derdhjes së kerozinës nga aeroplani që po kalonte mbi shkollën e tyre. Ata i kanë dërguar me urgjencë në spital për tretman.

Njëzeteshtatë fëmijë dhe gjashtë të rritur, sipas ekipeve të zjarrfikësve janë ankuar për lëndime të vogla, ndërkaq zëdhënësi i tyre Nicolas Pranz ka deklaruar se dy klasa kishin qenë në oborr duke luajtur kur kerozina përfundoi mbi kokat e tyre.

Mediat lokale raportojnë se aeroplani kishte pësuar defekte teknike, duke detyruar pilotin ta derdh kerozinën dhe të bëjë ulje emergjente. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Kalo në kategori