LAJMI I FUNDIT:

Pas BREXIT-it, evropianët po largohen nga Britania e Madhe

Pas BREXIT-it, evropianët po largohen nga Britania e Madhe

Me më pak se 75 ditë larg nga afati që Britania e Madhe të del nga Bashkimi Evropian, gjasat për rritje të një ndarjeje pa marrëveshje janë duke nxitur evropianët e pasur të largohen nga ky vend.

Anthony Thomas, themelues i një firme e specializuar për zhvendosjen jashtë shtetit, gjatë vitit 2018 u përball me 296 lëvizje larg vendit, apo një rritje prej 82 për qind. Destinacionet e preferuara përfshijnë Parisin, Brukselin, Cyrihun dhe Gjenevën, si dhe vendet e Francës jugore dhe spanjolle.


“Konsumatorët zakonisht janë të pasur, që kanë në dispozicion të paktën 5 milionë paund dhe më së shumti qytetarë të Bashkimit Evropian që lëvizin me familjet e tyre, përfshirë pensionistët që kërkojnë mot më të ngrohtë, por gjithashtu favorizojnë sisteme politike më të qëndrueshme. Njerëzit po largohen nga anija sepse anija është duke u zhytur”, tha Thomas, shkruan Bloomberg, përcjell Telegrafi.

Çfarë ndodh tani? Gjashtë skenarët e mundshëm të BREXIT, pas humbjes historike të kryeministres May!
Lexo po ashtu Çfarë ndodh tani? Gjashtë skenarët e mundshëm të BREXIT, pas humbjes historike të kryeministres May!

Eksodi mund të përshpejtohet pas refuzimit të marrëveshjes së BREXIT-it të Theresa May.

“Pa fundin e sagës, njerëzit të cilët janë ulur në duart e tyre tani mund të lëvizin për të bërë disa vendime që ndryshojnë jetën” tha ai.

Parlamenti britanik i thotë JO marrëveshjes së kryeministres May për BREXIT-in
Lexo po ashtu Parlamenti britanik i thotë JO marrëveshjes së kryeministres May për BREXIT-in

Sipas Jo Stoddart, drejtor i Guernsey, kërkesat për zhvendosje u rritën më shumë se 50 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar krahasuar me gjashtë muajt e parë.

Qeveria e Theresa May i mbijeton votës së mosbesimit
Lexo po ashtu Qeveria e Theresa May i mbijeton votës së mosbesimit

“Italia ka dalë gjithashtu si një vend popullor për lëvizje, nxitur nga BREXIT dhe futjen e një regjimi të ri tatimor dy vjet më parë. Vendi ishte më parë një fokus kryesisht për pronarët e shtëpive të dyfishta”, tha Francesco Tesi, këshilltar i lartë në Lionard Luxury Real Estate. /Telegrafi/