Ajo ishte një nga banoret e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Pasi mbaroi këtë aventurë televizive e cila për të ishte jetëshkurtër, këngëtarja Ari Blue ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.


Kënga e saj e re mban titullin "Ti", të cilën e ka realizuar së bashku me producentin Nonejm, duke punuar bashkarisht në vijën melodike të këngës.

xhuli3 1

Në videon muzikore, këngëtarja vjen me një paraqitje mjaft atraktive dhe me shumë stil në shumë prej skenave.

Për anën vizuale të projektit muzikor u kujdes artistja Dafina Gjikolli. /Telegrafi/