Ndeshja ndaj NAC Bredas ishte fantastike për anësorin shqiptar, Milot Rashica.

Futbollisti që e përfaqëson Kosovën ishte asistues në golin e tretë të Vitesses, pasi falë harkimit të tij, Tim Matavz shënoi (32’).


Mirëpo, Rashica ishte njeriu që e vendosi rezultatin përfundimtar të atij takimi duke e shënuar golin e katërt për skuadrën e tij (77’).

Kujtojmë se Vitesse e fitoi me rezultat 4-1 këtë takim.

Thomas Bruns (2’) dhe Bryan Linssen (20’) ishin golashënuesit tjerë të Vitesses, kurse golin e vetëm për NAC Breda e realizoi Thierry Ambrose (69’). /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5wsxf4

telegrafi sport app