Një bastore shumë e njohur thotë se Anglia mund të jetë kandidati kryesor për ta organizuar Kupën e Botës 2022 pas arrestimit të ish presidentit të UEFA-s, Michel Platini.
“Coral” ka dhënë parashikimet se anglezët mund ta organizojnë Kampionatin Botëror, duke i dhënë kuotat nga 10-1 në 6-1, kështu për t’i marrë organizimin nga duart Katarit.
“Që kur u bë publike se Kupa e Botës 2022 do të zhvillohet në Katar, ka pasur shumë dilema dhe shumë dyshime për kurdisje, andaj edhe u zbulua sot kjo gjë”, ka thënë zëdhënësi i Coral, John Hill për Daily Star.
Michel Platini (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)
“Nëse do të vendoset për një lokacion të ri, atëherë Anglia do të jetë favoritja për ta marrë atë në duar. Stadiumet angleze janë të gatshme dhe i plotësojnë të gjitha kushtet për ta organizuar Kampionatin Botëror”, ka shtuar më tej ai.
Mediapart ka bërë të ditur se Michel Platini u arrestua të martën në mëngjes nga autoritet franceze në dyshimet se ai ka pranuar shuma të mëdha nga Katari, vetëm që të organizohet atje Kupa e Botës.
Nëse 63-vjeçari shpallet fajtor, atëherë organizimi i Kampionati Botëror 2022 mund t’i hiqet Katarit, për t’u përcaktuar më vonë se cili vend do ta organizojë atë. /Telegrafi/