LAJMI I FUNDIT:

Pas arrestimit të ish-këshilltarit, Donald Trump: Ndihem shumë keq

Pas arrestimit të ish-këshilltarit, Donald Trump: Ndihem shumë keq

Ish-këshilltari i presidentit amerikan, Donald Trump, Steve Bannon, u arrestua nga policia pasi akuzohet për keqpërdorim të parave për ndërtimin e murit SHBA-Meksikë.

Departamenti i Drejtësisë potencoi se Bannon dhe tre të tjerë mashtruan rreth qindra mijëra donatorë gjersa dëmi vlerësohet të kap shumën e 25 milionë dollarëve, raporton CNN.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë rreth një orë pas arrestimit të 66-vjeçarit, presidenti tha se ndjehej “shumë keq”, transmeton Telegrafi.


“Epo unë ndihem shumë keq. Unë nuk jam marrë me të për një periudhë të gjatë kohore”, tha Trump, duke përmendur se ishte “i përfshirë në fushatën tonë” dhe “për një pjesë të vogël të administratës shumë herët”.

Bannon shërbeu në administratën e Trumpit nga inaugurimi deri në gusht të vitit 2017. Sa i përket projektit të mbledhjes së fondeve të murit kufitar, Trump pretendoi se nuk dinte “asgjë” për të dhe nuk i njihte njerëzit e përfshirë me të, edhe pse aleatët e tjerë kryesorë janë në bordin e tij.

Arrestohet ish-këshilltari i presidentit Trump, dyshohet se keqpërdori paratë për ndërtimin e murit SHBA-Meksikë
Lexo po ashtu Arrestohet ish-këshilltari i presidentit Trump, dyshohet se keqpërdori paratë për ndërtimin e murit SHBA-Meksikë

Ndryshe, Trump kishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016 se do të ndërtonte një mur në kufirin me Meksikën, ku me këtë rast do të arrihej të ndalonte edhe sjelljen e drogës në SHBA. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën

Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën

Botë
Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët

Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët

Botë
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Kalo në kategori