LAJMI I FUNDIT:

Pas arrestimit të Goros, Himara mbetet pa kryebashkiak, avokati sqaron si zgjidhet ngërçi

Pas arrestimit të Goros, Himara mbetet pa kryebashkiak, avokati sqaron si zgjidhet ngërçi

Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro, është arrestuar të shtunën me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Ndërkohë i arrestuar ndodhet dhe kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri. Avokati Përparim Çaça, i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania tregoi se si mund të zgjidhet ngërçi i Himarës që tashmë nuk ka më kryebashkiak.


Sipas tij, Goro duhet të japë dorëheqjen ose të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave. Më pas do të jetë Këshilli Bashkiak që do të emëroj zëvendëskryetar një nga dy nënkryetarët, që do të gëzojë të gjithë kompetencat e një kryetari bashkie.

Arrestohet kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro, SPAK jep detaje
Lexo po ashtu Arrestohet kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro, SPAK jep detaje

“Është një rast i rrallë që kemi një kryetar të zgjedhur prapa hekurave dhe një kryetar në detyrë që është në arrest në burg. Në këto kushte Bashkia e Himarës do të duhet të administrohet dhe këtë e ka zgjidhur ligji që në vitin 2015. Në këto raste duhet të ketë një veprim aktiv, ose nga vetë Zoti Goro duke dhënë dorëheqjen ose duhet të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave, për shkelje të rënda të Kushtetutës. Më pas do të jetë Këshilli Bashkiak që do të emëroj një nga dy nënkryetarët zv.kryetar. Nëse ka një zv.kryetar, Këshilli Bashkiak voton që deri në zgjedhjet e reja do të duhet ta administratoj ky zv,kryetar. Ky i fundit ka të gjithë pushtetin e një kryetari bashkie”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori