LAJMI I FUNDIT:

Pas akuzave mbi Thaçin dhe Veselin, Zeka: Në listën e nëntë personave të tjerë, emra shumë të fuqishëm të skenës politike

Pas akuzave mbi Thaçin dhe Veselin, Zeka: Në listën e nëntë personave të tjerë, emra shumë të fuqishëm të skenës politike

Ish deputeti, gazetari dhe opinionisti, Milaim Zeka ka thënë se pas akuzave mbi Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli të bëra nga Gjykata Speciale në listën e nëntë personave tjerë ka emra shumë të fuqishëm të skenës politike.

“Lista është shumë serioze. Do të goditet shumë rëndë skena politike. Janë njerëz të profilit të lartë – tre personalitete nga Drenica, nga të gjitha pjesët e Kosovës. Bashkë me këta 11 veta vijnë… Janë 3 aktakuza. Bashkë me Thaçin dhe Veselin janë edhe nëntë të tjerë dhe pas kësaj janë edhe dy aktakuza”, është shprehur Zeka në Info Magazine të Klan Kosova.


“E kam pas informacionin para pesë vjetësh. Gjykata është krijuar për këta njerëz. Gjykatësi është francez dhe prokurori amerikan. Nga praktikat që unë njoh nuk ndodh që prokurori të ngris aktakuzë dhe të refuzohet nga ana e gjykatësit”.

“Gjatë këtyre ditëve do të kemi tërmete të reja në skenën politike të Kosovës. Në grupin e 11 vetave, nëntë të tjerët në këtë grup janë politikanë të profilit të lartë. Do të ketë goditje shumë të rëndë në skenën politike”.

Zeka është shprehur se është i befasuar reagimet në Kosovë dhe Shqipëri pas ngritjes së aktakuzave mbi Thaçin dhe Veselin.

“Dy gjëra më kanë impresionuar nga politika në Tiranë; qëndrimi i Ramës dhe Berishës. Ai e tejkaloi veten dhe doli në mbështetje absolute të Thaçit. Ai ua dha një mesazh të gjithë liderëve politikë që në momente të tilla të jemi bashkë”.

“Më ka befasuar për të keq qëndrimi i Kurtit që nuk bëri ballë t’ua përmend emrat Thaçit dhe Veselit.
Qëndrimi i LDK-së ka qenë dinjitoz dhe shtetëror”,tha Zeka.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori