LAJMI I FUNDIT:

Pas aktakuzës për Thaçin e Veselin nga Gjykata Speciale, reagojnë edhe estrada – tregojnë mbështetjen e tyre për UÇK-në

Pas aktakuzës për Thaçin e Veselin nga Gjykata Speciale, reagojnë edhe estrada – tregojnë mbështetjen e tyre për UÇK-në

Të mërkurën e datës 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se është ngritur aktakuzë për Presidentin e vendit, Hashim Thaçi, dhe liderin e PDK-së, Kadri Veselin.

Mbi ta rëndon një aktakuzë e rëndë për krime lufte, konkretisht për autorësinë e krimit mbi 100 persona të vrarë.

Ngjarja e cila ka shokuar mbarë popullin e Kosovës, ka revoltuar në masë të madhe qytetarët e vendit të cilët shumica prej tyre e kanë quajtur të pa bazë, duke hedhur dyshime mbi vërtetësinë e akuzave të tilla.

Fotomontazh: Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli (© Ridvan Slivova/Telegrafi)

Emra të njohur nga estrada shqiptare, shumica prej të cilëve janë përkrahës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shfrytëzuan ndikimin e tyre në rrjetet sociale, për të shprehur revoltën e tyre lidhur me këtë çështje.

I pari ishte këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu, i cili ndau me ndjekësit e tij në Instagram një fotografi të Hashim Thaçit, të realizuar gjatë kohës së luftës, së bashku me disa trima të tjerë të UÇK-së.

“Përjetësisht jemi me ju çlirimtarë”, ka shkruar Fejzullahu në Instagram, duke treguar kështu se nuk i beson aspak aktakuzës së Gjykatës Speciale.

View this post on Instagram

Perjetesisht jemi me Ju clirimtare.

A post shared by Sabri Fejzullahu (@sabrifejzullahu_official) on Jun 24, 2020 at 10:21am PDT

Një fotografi të ngjashme, e ka publikuar edhe reperi i njohur i estradës shqiptare, Gold AG, i cili njihet për këngët e panumërta me motive patriotike.

“Thuaj çka të duash nëse paske çka me thonë. Veç jo për UÇK-në deri n’qershorin 99”, ka shkruar Gold AG në mbishkrimin e fotografisë, ku shihen tri figurat e njohura në një montazh, ajo e Adem Jasharit, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Foto: Gold AG/InstaStory

Vargjet në fjalë janë shkëputur nga kënga e tij “Shkronjat e Arta”, e cila u publikua muaj më parë dhe për përmbajtjen e tekstit në fjalë, reperi nga Presheva u detyra të japë një shpjegim në polici.

E një reagim nuk mund të mungonte edhe nga ajo që i ka kënduar luftës e posaçërisht vendit të saj të lindjes, Drenicës, në vitin 1999.

Këngëtarja Leonora Jakupi për të treguar mbështetjen e saj për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës publikoi në InstaStory një fotografi të stemës së UÇK-së.

Foto: Leonora Jakupi/InstaStory

“Me ju përjetësisht”, ka qenë mesazhi i këngëtares, duke dashur të tregojë suportin e saj për UÇK-në, dhe njëherësh revoltën me ata që tentonjë të hedhin baltë mbi të.

E reperi i njohur Mozzik publikoi një fotografi me atë që e ka quajtur si politikanin më inspirues të tij, në një pyetje të bërë nga një fans në InstaStory.

“O baca Lul, po ata që gëzohen sot që të paska ftuar Gjykata Speciale po ata nuk janë shqiptarë more! O përherë me ty o komandant ama bash gjithë jetën me ty! Shkofsh e u kthefshi faqebardhë. Nuk ka b*r nane që dënon luftën e pastërt të UÇK-së! Respekt për çlirimtarët”, ka shkruar Mozzik në një fotografi të publikuar në InstaStory, ku shfaqet krah Kadri Veselit. /Telegrafi/

Foto: Mozzik/InstaStory

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës -

Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës - "Çika e boksierit" flet për muzikën, personalen dhe përkushtimin ndaj fesë

Butrint Avdyli
Kalo në kategori