LAJMI I FUNDIT:

Pas aksidentit në Kroaci, deputetët propozojnë kontrolle rigoroze ndaj kompanive turistike

Pas aksidentit në Kroaci, deputetët propozojnë kontrolle rigoroze ndaj kompanive turistike

Anëtarët e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë të enjten do të vizitojnë Ministrinë e Infrastrukturës në mënyrë që të informohen rreth kritereve që duhet t’i plotësojnë kompanitë e autobusëve.

Kjo pasi ky komision po vlerëson se pas mbledhjes së informatave mund të ndihmojnë me anë të rekomandimeve për shmangien e aksidenteve tragjike si ai i të dielës në Kroaci, ku humbën jetën 10 bashkatdhetarë e mbi 40 u lënduan.

Në mbledhjen e mbajtur sot, Komisioni mori vendim që të vizitojë Ministrinë e Infrastrukturës për të parë se sa po zbatohen kriteret, në mënyrë që pas kësaj të dalin me rekomandime për ministrinë përkatëse. Teksa u propozua që inspektorët të dalin në teren gjatë transportit të udhëtarëve për të monitoruar përmbushjen e kritereve ose jo.

Kryetarja e komisionit, Fitore Pacolli tha se aksidenti i ndodhur në Kroaci është ngjarje e rëndë, porse ende nuk mund të konkludojnë asgjë për shkak që nuk ka ende ndonjë material zyrtar.

“Është shumë e vërtetë që ne nuk mund të konkludojmë për atë se çka ka ndodhur dhe pse ka ndodh aksidenti për shkak se akoma nuk e kemi rezultatin e hetimeve. Mirëpo është shumë me rëndësi që të shohim se cilët janë hapat që mund të ndjekim ne si deputetë që ta përmirësojmë situatën që aksidente të tilla të mos përsëriten në të ardhmen… 12:22 Na duhet një koordinim me nivelin qendror që të kuptojmë se cilat janë kushtet që duhet të plotësojnë kompanitë sepse nuk e dimë sesi është gjendja në teren… 12:55 Ne mund ta koordinojmë vizitën në ministri dhe pastaj mund të dakordohemi për hapat e mëtejmë, që janë avancimi i legjislacionit që u përmend këtu nga disa deputetë dhe po ashtu diskutimi në të ardhmen që te diskutojmë me kompanitë”, tha ajo.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Milazim Salijaj propozoi që në afat sa më të shkurtër të vizitohen edhe kompanitë turistike.

Ndërsa bashkëpartiaku i tij, Salih Zyba tha se vizita tek kompanitë do të ishte ndoshta veprim pak i ngutur, pasi fillimisht duhet të formohet një grup që të shkojë në Ministri të Infrastrukturës për të parë sesi qëndron puna e plotësimit të kritereve nga kompanitë e udhëtimit.

“Konsideroj një vizitë ndoshta jo në formatin komplet të përfaqësuesve, por edhe në grupe më të ngushta në ministri përkatëse të Transportit sepse mbikëqyrjen e kushteve e ka ministria përkatëse. Kështu që kjo është mëse e ngutshme… Propozimi është që të shkojmë në Ministri e përmes ministrisë të shikojmë nevojat emergjente të kësaj fushe”, tha ai.

Edhe Ekrem Mustafa nga Lëvizja Vetëvendosje u pajtua se vizita në Ministrinë e Infrastrukturës është e nevojshme, teksa pati edhe një rekomandim për inspektorët.

“Ne duhet të bëjmë presion tek ta dhe t’iu kërkojmë inspektorëve që të dalin dhe gjatë transportit të udhëtarëve t’i kontrollojnë dhe t’i verifikojnë sepse ata e kanë një rend të udhëtimit dhe e specifikojnë sa shoferë duhet të jenë, a duhet të ketë një përcjellës me udhëtar. Brenda 2-3 ditëve të shkojmë në një vizitë në Ministrinë e Infrastrukturës”, tha ai.

Ndërsa deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj po vlerëson se është fat në fatkeqësi që aksidenti tragjik i së dielës ka ndodhur n ë Kroaci dhe jo në Kosovë. Kjo pasi sipas saj, për shkak të shërbimeve të dobëta emergjente në vend, numri i viktimave do të ishte më i madh.

Ajo kërkoi nga institucionet shëndetësore përgjegjëse që të qëndrojnë pranë familjarëve të viktimave, e në veçanti fëmijëve, që të përballojnë me sa më pak situatën e vështirë në të cilën ndodhen.

Derisa theksoi se duhet që urgjentisht të ndryshohet sistemi emergjent në Kosovë.

“Është një fat në këtë fatqeqësi që ka ndodhur në Kroaci e jo në Kosovë, sepse jam e bindur që të kishte ndodhur në territorin e Republikës të Kosovës, me një sistem të shërbimeve shëndetësore emergjente çfarë ne kemi, atëherë do të dyfishohej numri i viktimave. Është për t’u vlerësuar dhe për t’u mbajtur në mend që shteti kroat ka reaguar me emergjencë në mënyrë shumë profesionale dhe reale, dhe kjo ka shpëtuar shumë jetë të bashkatdhetarëve tanë… 6:23 Sistemi i shërbimeve emergjente në Republikën e Kosovës ka nevojë urgjente të ndryshohet dhe të punohet me të”, tha Reshitaj.

Në këtë mbledhje u miratua në parim Projektligji për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve dhe ai për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori