LAJMI I FUNDIT:

Pas aksidentit mjekët e kishin shpallur të vdekur, familjarët gjatë ceremonisë së varrimit vërejtën se indiani po lëvizte trupin

Pas aksidentit mjekët e kishin shpallur të vdekur, familjarët gjatë ceremonisë së varrimit vërejtën se indiani po lëvizte trupin

Vetëm ideja që të varrosh një njeri për së gjalli tmerron secilin person, e lëre më të ndodh në të vërtetë siç i ka ndodhur një të riu nga India.

Mohammad Furqan, 21-vjeç nga Lucknow, India, ishte dërguar me urgjencë në spital pasi kishte pësuar aksident trafiku. Por një ditë më vonë, ai ishte shpallur i vdekur nga mjekët, transmeton Telegrafi.


Kështu familjarët e tij filluan procedurat e ceremonisë së varrimit, dhe trupin e pajetë e dërguan drejt varrezave me autoambulancë.

E derisa familjarët po i bënin planet për në banesën e fundit të më dashurit të tyre, vëllai i Mohammad, Irfan kishte vërejtur se po lëviz.

“Po bëheshim gati për ceremoninë e varrimit kur vërejtëm disa lëvizje të pjesëve të trupit. Menjëherë e dërguam Furqanin në spitalin ku mjekët e kishin trajtuar Mohammadin, të cilët i thanë se ai ishte gjallë dhe se e kishin transferuar në tjetër repart”, ka deklaruar një anëtar i familjes.

“Ne u kemi bërë me dije mjekëve se i kemi paguar 100 dollarë më herët në spitalet private, dhe se kishim mbetur pa para, kështu ata e shpallën të vdekur”, ka shtuar ai.

E pasi që rasti i tij është bërë kryelajm i mediave indiane, “pacienti është në gjendje kritike, por jo i vdekur siç e kishin shpallur”.

Në anën tjetër, mjeku Narendra Agarwal ka deklaruar se pas këtij incidenti kanë filluar hetimet. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Fun
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Fun
Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Fun
Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit

Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit

Fun
Kopshti Shadzeh i Iranit,

Kopshti Shadzeh i Iranit, "një diamant në mes të shkretëtirës"

Interesante
Kalo në kategori