LAJMI I FUNDIT:

Pas 8 ditësh do të hapet sistemi online për tërheqjen e 10%

Pas 8 ditësh do të hapet sistemi online për tërheqjen e 10%
Foto: Arkiv

Kryeministri  i vendit Avdullah Hoti, në një konferencë për media ka folur për miratimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Hoti tha se Ministria e Financave veç ka nisur puna për t’u zbatuar më pas nenet e Ligjit për Rimëkëmbje, duke theksuar se ka kontaktuar Trustin, dhe në fillim të javës që po vjen do të ketë takim me ta.


“Sapo pata një telefonatë të Trustit pensional ku do t’i takoj në fillim të javës, në mënyrë që të sigurohemi që sapo ky Ligj të hyjë në fuqi qytetarët të kenë mundësi që përmes procedurave të thjeshta pas tetë dite të mund t’i tërheqin menjëherë paratë nga Trusti”, u shpreh Hoti.

Më tej Hoti ka bërë të ditur se janë gjithsej 212 milionë euro të cilat qytetarët do të mund t’i tërheqin nga Trusti Pensional i Kosovës.

“Me ligjin që sapo u miratuar, aspektet kryesore janë rreth 212 milionë euro nga Trusti Pensional që mund të tërhiqen nga qytetarët, është fondi prej 200 milionë euro vetëm për biznese, është një fond tjetër prej 20 milionë vetëm për punëtorët që humbin vendet e punës, është heqja e TVSH-së për lënd të parë për prodhuesit vendorë, që besoj do të ndihmojë shumë në këtë drejtim. Lirimi nga interesat dhe ndëshkimet për të gjitha kompanitë për pagesën e tatimeve të ndryshme. Ulja e TVSH-së për gastronomi në 8 për qind dhe fondi për garantim të kredive, për mbulimin deri në 80 për qind të kolateralit për kreditë që do të marrin bizneset privatë që mendoj se do të gjenerojë miliona të ardhura”, tha Hoti. /Telegrafi/

🔴LIVE: Kryeministri Hoti dhe ministrja Bajrami në konferencë media

🔴LIVE: Kryeministri Hoti dhe ministrja Bajrami në konferencë media

Posted by Telegrafi.com on Friday, December 4, 2020

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori