LAJMI I FUNDIT:

Pas 45 vitesh, me ndihmën e analizës së ADN-së – zbulohet identiteti i vajzës së vrarë në Massachusetts

Pas 45 vitesh, me ndihmën e analizës së ADN-së – zbulohet identiteti i vajzës së vrarë në Massachusetts

Falë përparimeve në teknologjinë e ADN-së, pas 45 vitesh është zbuluar identiteti i një gruaje që u gjet e vdekur në vitin 1978 në shtetin amerikan të Massachusetts.

Patricia Ann Tucker, asokohe 28 vjeçe, njihej për dekada vetëm si Granby Girl, pas qytetit të vogël ku u gjet trupi i saj, transmeton Telegrafi.


Ekspertët ishin në gjendje të identifikonin Tucker duke përdorur mostrat e ADN-së nga djali i saj, i cili ishte pesë vjeç kur ajo u zhduk. Pas vdekjes së saj, trupi i saj u varros në një varr mbi të qwndroi mbishkrimi “person i panjohur” për dekada.

“Faleminderit që nuk u dorëzuat. Pas 44 vitesh të paktën kam disa përgjigje”, tha djali i saj Matthew Dale, raporton BBC.

Trupi i Ann Tucker u gjet i varrosur nën gjethe në një rrugë në qytetin Granby më 15 nëntor 1978. Ajo ishte qëlluar në tempull dhe vdekja e saj u cilësua si një vrasje.

Autopsia përcaktoi se ajo u vra disa muaj para se të gjendej trupi dhe se në momentin e vdekjes ishte nga mosha 19 deri në 27 vjeç.

Por identiteti i saj mbeti mister. Rreth dy vjet më parë, autoritetet morën profilin e saj të ADN-së përmes një laboratori të mjekësisë ligjore dhe identifikuan një grua në Maryland, e cila ndoshta kishte lidhje me të.

I afërmi i tha policisë se tezja e saj u zhduk në vitet 1970 dhe dha emrat e dy djemve të saj. Njëri prej tyre, Matthew Dale, konfirmoi në polici se nëna e tij, Patricia Tucker, ishte zhdukur në vitin 1978. Një krahasim i ADN-së së tij me ADN-në e trupit të gjetur, rezultoi në një përputhje 100%.

“Edhe pse jemi të kënaqur që më në fund e dimë se kush ishte në të vërtetë vajza Granby, hetimi nuk ka përfunduar. Ne duhet të gjejmë vrasësin e saj”, tha ndihmësprokurori i qarkut Steven Gagne.

Hetuesit zbuluan se Tucker ishte e martuar me Gerald Coleman në atë kohë, por ai kurrë nuk e raportoi atë të zhdukur. Coleman u dënua për përdhunim dhe sulm në 1995, dhe vdiq në burg në 1996. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori