LAJMI I FUNDIT:

Pas 34 vjetëve, BMW po ndërpret prodhimin e motorit të saj më të mirë

Pas 34 vjetëve, BMW po ndërpret prodhimin e motorit të saj më të mirë

E prirur për ruajtjen e mjedisit, BMW mori një vendim të vështirë dhe i dha fund prodhimit të motorëve V12.

Historia në tre vazhdime zgjati plot 34 vjet dhe fundi i saj do të shënohet nga një edicion special i serive të reja 7, 760Li prej vetëm 12 kopjesh.


V12 i parë nga BMW u prezantua në vitin 1987, raportojnë mediat e huaja.

Historia është e njohur dhe thotë se motori është krijuar duke bashkuar dy motorë ekzistues me gjashtë cilindra, në një kënd prej 60 gradë.

Fjalë për fjalë kishte gjithçka në vend: dy njësi ECU, dy pompa karburanti, por edhe një alternator shtesë që ngarkonte baterinë e dytë për të fuqizuar telefonin, aparatin e faksit dhe ftohësin e pijeve.

Ai gjithashtu kishte kontroll elektronik të mbytjes, një transmetim me zinxhir dhe shumë histori të tjera të krijuara nga pronarë të lumtur. /Telegrafi/