LAJMI I FUNDIT:

Pas 26 viteve i tregon të vërtetën djalit që e kishte kidnapuar, dhe rritur sikur të ishte djali i saj biologjik (Foto)

Pas 26 viteve i tregon të vërtetën djalit që e kishte kidnapuar, dhe rritur sikur të ishte djali i saj biologjik (Foto)

Një ish-kujdestare e fëmijëve ka pranuar se kishte rrëmbyer djalin e punëdhënësit të saj, dhe e kishte rritur për plot 26 vite sikur të ishte djali i saj.

He Ksioping, 48-vjeçe,  nga Nanchung i Kinës, pas shumë viteve ka pranuar para “djalit të saj” dhe policisë për atë se çfarë kishte bërë, megjithatë ai nuk po i beson dhe është shumë i bindur se ajo nuk po e flet të vërtetën, transmeton Telegrafi.


Ajo ka pranuar se para se ta rrëmbente djalin e vogël kishte sjellë në jetë dy djemtë e saj, por që të dy kishin vdekur si foshnje sa ishin. Kështu kjo grua e pafat kërkoi nga bashkëfshatarët që ka këshillojnë, dhe ata i thanë se duhet ta rrit një fëmijë të huaj sikur të ishte fëmija i saj biologjik.

Dhe pa u menduar dy herë shkoi në qytetin Chungking me një letërnjoftim të rremë, ku edhe filloi të punojë si kujdestare të një djaloshi njëvjeçar. Pas tri ditëve ajo e rrëmbeu djalin dhe u kthye me të në fshatin ku kishte jetuar. I dha një emër tjetër Li Jinksin, ashtu siç ishte quajtur djali i saj që kishte vdekur.

Ky djalë sot i ka 27 vjet, kurse gjatë gjithë kësaj kohe askush nuk kishte shkuar në këtë fshat që ta kërkoj. Ksioping kishte menduar ta rikthej të familja e tij biologjike gjatë vitit 1995 pasi solli në jetë një vajzë, por frikësohej se mund të përfundonte prapa grilave.

“Kam bërë gjëra të tmerrshme. Por e kam rritur sikur të ishte djali im biologjik dhe gjithmonë e kam trajtuar si të tillë, ashtu siç edhe ai më trajtonte mua si nëna e tij biologjike”, ka deklaruar He.

Megjithatë, policia nuk mund ta akuzojë bazuar në këtë deklaratë, por kanë pranuar se kanë filluar hetimet.

Ata menjëherë kërkuan në data-bazën e tyre nëse ishte raportuar ndonjë fëmijë i zhdukur në ato kohë në regjionin ku ajo thotë se e ka rrëmbyer, por nuk gjetën asgjë.

Por, ajo është duke bërë të pamundurën që t’i gjej prindërit e tij biologjik, edhe nëse kjo do të thotë se ajo do të përfundojë në burg. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori