eksperti-banner

Drejtori Politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, para 20 vjetësh ishte shfaqur disa herë duke inspektuar ushtarët e UÇK-së.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte demilitarizuar dhe shndërruar në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës dhe më pas edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës.


Thaçi ishte protagonist i tërë këtyre ndryshimeve, por pas përfundimit të luftës, ai asnjëherë më nuk ishte parë me një uniformë.

Sot, pas rreth 20 vjetësh, një ditë para votimit të Ushtrisë së Kosovës, si Komandant Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Hashim Thaçi, e veshi sërish uniformën ushtarake, por këtë radhë për të inspektuar ushtarët e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

48414641 200774424092305 3628446061661519872 n

48371436 2228188104167897 442629386676469760 n

48385984 357041975058848 5679866431009718272 n