LAJMI I FUNDIT:

Partnerët që nuk mund të qeshin shkaku i një çrregullimi, shumë të lumtur që u fejuan (Foto)

Partnerët që nuk mund të qeshin shkaku i një çrregullimi, shumë të lumtur që u fejuan (Foto)

Vijnë prej dy kontinenteve të ndryshme, u njoftuan dhe ranë në dashuri, megjithëse kurrë nuk i buzëqeshën njëri-tjetrit.

Duket se Alex Barker dhe Erin Smith, nuk janë aspak të kënaqur që janë së bashku, por mungesa e shprehjeve të fytyrës së tyre, është si pasojë sindromit Moebius, transmeton Telegrafi.


Kjo gjendje i paralizon nervat e kafkës, duke ia pamundësuar shprehjet e fytyrës, përfshirë edhe buzëqeshjen. Por, është pikërisht ky çrregullim, që i bëri bashkë 45-vjeçarin nga Coventry i Anglisë dhe 38-vjeçaren nga Karolina e Veriut të Shteteve të Bashkuara.

Barker dhe Smith pas fejesës

Ata ishin njoftuar në një forum në internet, ku kontaktojnë të prekurit me Moebus dhe pas katër takimeve, vendosën të fejohen.

“Kurrë nuk kam menduar, se dikush do të dashurohet me mua, por ja që e gjeta njeriun që më kupton. Kemi shumë gjëra të përbashkëta, jo vetëm gjendjen shëndetësore”, ka thënë Smith.

Tani të fejuarit, që kanë edhe probleme në të folur, përpiqen të jenë sa më kreativ kur flasin, si pasojë e fytyrës së tyre të ngurtë dhe pa shprehje. Të lumtur që janë fejuar, ata ndihen mirë së bashku, ndërsa thonë se kuptohen kur janë të gëzuar apo të hidhëruar, vetëm duke u shikuar në sy.

Mungesa e buzëqeshjes, nuk po iu pengon aspak

Derisa mendojnë të martohen dhe të krijojnë familje, ata janë kontrolluar te një ekspert, i cili u ka thënë se trashëgimtari nuk pritet të ketë Moebius, por se gjithçka varet prej gjeneve.

Sindromi Moebius është shumë i rrallë, për momentin në mbarë botën jetojnë rreth 1,000 të prekur me të. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Përplasja e ketrit dhe gjarprit

Përplasja e ketrit dhe gjarprit

Fun
Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Fun
Parashikimi i Baba Vangës për Evropën - po bëhet realitet?

Parashikimi i Baba Vangës për Evropën - po bëhet realitet?

Interesante
Familja përdori një dron për të gjetur qenin e tyre të humbur - e gjejnë në mesin e ‘një tufe grabitqarësh’

Familja përdori një dron për të gjetur qenin e tyre të humbur - e gjejnë në mesin e ‘një tufe grabitqarësh’

Interesante
Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Fun
Kalo në kategori