Kroacia janë një kombëtare mjaft e fortë në Kampionatin Botëror.

Në kampionatin e parafundit, ata arritën në finale dhe u renditën të dytit në Botërorin ‘Rusia 2018’, shkruan The Sun.


Tani, ata duket se kanë një këmbë në 1/16-tën e Botërorit 2022 në ndeshjen e fundit të grupit kundër Marokut.

Duke i brohoritur në Katar ka qenë 'tifozja më e nxehtë' e këtij kampionati, Ivana Knoll.

Dhe kjo nuk është mbështetja e vetme femërore që lojtarët kanë – pasi të dashurat dhe gratë e disa prej tyre janë gjithashtu mjaft tërheqëse.

Njihuni me disa nga partneret më tërheqëse të lojtarëve të Kroacisë:

Izabel Kovacic

iz1

Më e njohura prej tyre është bukuroshja Izabel, gruaja e mesfushorit të Chelseat, Mateo Kovacic.

iz3

E ngjashme me Shakiran për shkak të flokëve të saj bionde kaçurrela, ajo dikur ishte një super modele.

Megjithatë, tani ajo është një stiliste e modës - pasi lansoi në treg një sërë produktesh organike dhe miqësore me mjedisin për fëmijë me kompaninë “Lunilou” në vitin 2015.

iz2

Ajo drejton biznesin së bashku me motrën më të madhe, Ivana Lucic - e cila që atëherë është degëzuar në shitjen e produkteve të modës për femra dhe meshkuj, të cilat janë bërë me materiale të qëndrueshme.

Silvija Brozovic

iz4

29-vjeçarja Silvija është gruaja e yllit të Interit, Marcelo Brozovic.

iz5

Dyshja u martuan në vitin 2016, pas disa vitesh së bashku.

iz6

Silvija krenohet me mbi 16,000 ndjekës në Instagram, ku ndan shpesh me fansat jetën e saj familjare dhe fotografitë e lezetshme me dy fëmijët e tyre, Aurora dhe Rafael.

Josipa Perisic

iz7

Josipa, 32 vjeçe, ishte një fat i mirë për sulmuesin në Kampionatin Botëror 2018, ku vendi i tij Kroacia arriti në finale.

Bukuroshja brune ishte gjithmonë e pranishme në tribuna, e veshur me një fanellë të Kroacisë dhe duke brohoritur për burrin e saj.

iz8 Foto: Instagram

Dyshja janë njohur me njëri-tjetrin që në fëmijëri dhe përfundimisht u martuan në vitin 2012.

Iris Rajçiq

iz10

Missi i heroit golashënues kroat Marko Livaja, Iris është një trajnere personale e fitnesit.

Ajo është mbështetësja më e madhe e sulmuesit – duke veshur rregullisht një fanellë me emrin e tij të skalitur në shpinë.

iz11

E mrekullueshmja Rajcic është nëna krenare e dy fëmijëve: Elizabet dhe Lorenzo.

Marija Grbesa

iz12

Marija, 27 vjeçe, është e martuar me mesfushorin e Atalantas, Mario Pasalic.

iz14

Dyshja u martuan në vitin 2019 në ishullin e bukur të Ciovos, ku ai ishte i rrethuar nga disa prej shokëve të tij të skuadrës.

iz13

Grbesa shpesh tregon hobit e saj në Instagram, të cilat përfshijnë skijimin dhe ecjen në male.

Helena Matiq

iz15

Zeshkania e mrekullueshme Helena është në duar të sigurta me Dominik Livakovic - nr 1 i Kroacisë.

iz17

Ajo është një stiliste tekstile nga Zagrebi dhe rendit patinazhin në akull si një nga argëtimet e saj të preferuara.

iz16

Helena është gjithashtu e përkushtuar ndaj qenit të tyre, Cruz, fotografitë e të cilit i publikon rregullisht në Instagram.

Sara Ivusiç

iz18

Sara është gjithashtu një modele dhe është bashkëshortja e Ivica Ivusic.

Ajo është mikeshë me Izabel Kovacic - dhe është parë duke modeluar linjën e veshjeve të shoqes së saj në rrjetet sociale.

iz19

Kur ajo nuk është duke e mbështetur burrin e saj, Sara mund të shihet duke treguar dashurinë e saj për djalin e tyre.

Por, ndër vite ajo e ka mbajtur private romancën me Ivican. /Telegrafi/