Partizani nënshkruan edhe me Rrahmanin e Krasniqin

Klubi i kuq ka zyrtarizuar marrëveshjet dhe me Amir Rrahmanin e Gezim Krasniqin. Dy futbollistët, të cilët aktivizohen në repartin e mbrojtjes, kanë firmosur një kontratë dyvjeçare me kryeqytetasit, raporton Express.
Rrahmani, aktualisht 19-vjeçar, është dhe pjesë e kombëtares U21, derisa së fundi ka luajtur për Drenicën, kurse Gëzim Krasniqi në të kaluarën ka luajtur për skuadrën e Besës në Kategorinë Superiore. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
06/07/2013



















































