Mesfushori i ri dhe i talentuar nga Prishtina është përforcimi i tretë nga Prishtina për skuadrën e Partizanit, pasi që më herët ata zyrtarizuan edhe blerjet e Besnik Krasniqit dhe Labinot Ibrahimit.

Këtë lajm e ka konfirmuar drejtori gjeneral i klubit, Eduard Prodani, i cili në profilin e tij në Facebook ka shkruar: “Behar Maliqi, mesfushori i Prishtinës, lojtari i radhës që firmos për Partizanin. Vijon ndërtimi i Partizanit të ri”. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app