LAJMI I FUNDIT:

Partitë me vlerësime të ndryshme për vendimet e Gjykatës Kushtetuese (Video)

Partitë me vlerësime të ndryshme për vendimet e Gjykatës Kushtetuese (Video)

Pas vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese për ndërprerjen e aktiviteteve dhe veprimtarive të KSHZ-së për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, partitë politike shprehin qëndrime të kundërta. Për BDI-në, ky vendim ishte i pritshëm, për LSDM-në opozitare i drejt, por me prapavijë politike, ndërsa nga OBRM-PDUKM nuk mendojnë si gjykata kushtetuese por do ta respektojnë vendimin e tyre.

“Për mua si nënshkrues, për BDI-në si inicues i kësaj iniciative para Gjykatës Kushtetuese ishte e pritshme që edhe vendimi final të korrespondon me përcaktimet e masës së përkohshme për faktin se do të ishte i pakuptimtë poqese vendimi final ishte i ndryshëm”, tha Talat Xhaferi nga BDI.


“Vendimi tani për momentin është i drejtë por është me prapavijë politikë, për shkak se duhej të sillet në muajin shkurt kur ishte iniciativa e Trajanovit”, deklaroi Goran Sugarevski, LSDM.

“Mendojmë se nuk është në drejtim të mendimit të partisë sonë dhe në drejtim të veprimtarisë sonë, megjithatë Gjykata Kushtetuese është institucion i cili duhet të repsektohent në këtë shtet dhe nesi të tillë do ta respektojmë”, deklaroi Zoran Ilijovski, OBRM-PDUKM.

Përfaqësuesit BDI-së, LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së u shprehën edhe për impiçmentin ndaj presidentit Gjorge Ivanov. Talat Xhaferi u shpreh se me ndryshimet e ligjit për falje, është dhënë një zgjidhje e kësaj çështje, Goran Sugarevski vlerëson se Kuvendi patjetër duhet të veprojë për interpretimi autentik të ligjit për falje, ndërsa Zoran Ilijovski mendon se presidenti Ivanov bën gjithçka në interes të shtetit.

“Atë mund ta inicojnë edhe vetë personat e prekur nga vendimi i Ivanovit për falje, gjë që përsëri flet për atë që sa do të jenë të gatshëm që të heqin dorë nga një institucion falje që të munden në aspekt të politik bërjes dhe pjesëmarrjes në politik në zgjedhjet e ardhsme të mudn të kenë legjitimitetin dhe legaliteti e plotë si individ”, u shpreh Talat Xhaferi, deputeti i BDI-së.

“Mbesim në iniciativën për interpretim autentik dhe pohojmë se kjo kërkesë, patjetër të pranohet dhe abolimi të tërhiqet në tërësi”, deklaroi Goran Sugarevski, LSDM.

“Si përfaqësues i OBRM-PDUKM-së dhe personalisht si deputet mendoj se është e panevojshme për shkak se kryetari i shtetit para sy gjithash lufton për interesat shtetërore dhe gjithçka që bën në atë drejtim”, ka deklaruar Zoran Ilijovski, OBRM-PDUKM.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese më 18 maj Kuvendi bëri ndryshimet në ligjin për falje të presidentit, në të cilat ndryshime Presidenti mund të vendos sërish që të heq abolimet, por atë ta kërkojnë nga ai edhe vetë personat e aboluar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori