Nga 38 komuna, në të cilat do të mbahen zgjedhjet lokale më 22 tetor, vetëm në gjashtë prej tyre kandidate për kryetare janë gra.
Përfaqësuese të organizatave joqeveritare që merren me mbrojtjen e të drejtave të grave, thonë se arsye e moskandidimit të grave, është mungesa e vullnetit politik të lidershipit partiak që të fusin kandidate femra në listat e tyre.
Hapësira që kanë gratë në partitë politike, sipas tyre, shfrytëzohet vetëm për numra dhe jo që të kandidojnë për pozita të larta.
Jeta Krasniqi, menaxhere e projektit në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), thotë për Radion Evropa e Lirë, se trendi i kandidimit të grave për kryetare të komunave në të gjitha zgjedhjet lokale ka qenë i ulët, përfshirë edhe zgjedhjet e 22 tetorit.
Kjo, sipas saj, tregon se gratë në partitë politike nuk kanë hapësirë të mjaftueshme.
“Ne shohim se partitë politike, vetëm kur ka kuota ligjore, e zbatojnë kuotën dhe i propozojnë gratë si pjesë e vendimmarrjes, si në nivelin legjislativ qendror, po ashtu edhe komunal. Por, kjo nuk ndodh edhe atëherë kur nuk ka një masë afirmative. Pra, partitë politikë nuk kanë një strategji të mirëfilltë që duan t’i shohin gratë si pjesë e barabartë e vendimmarrjes”, thotë Krasniqi.
Edhe Luljeta Demolli, nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, për Radion Evropa e Lirë, thotë se numri i kandidateve femra për kryetare të komunave është shumë i vogël. Madje, sipas saj, nuk po respektohen as ligjet në fuqi.
“Numri është shumë i vogël, kemi pritur një numër më të madh,sidomos nga partitë që kanë elektoral më të madh. Dhe, mos të harrojmë se në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 qershorit, vetëm 35 për qind e grave kanë votuar. Nëse nuk rritet numri i grave kandidate në zgjedhje, si në nivel lokal, po ashtu edhe në atë qendror, mund të ketë rënie të pjesëmarrjes së grave në votime”, thotë Demolli.
Ndryshe, sipas ligjeve në fuqi, meshkujt dhe femrat duhet të kenë të drejta dhe mundësi të barabarta për pjesëmarrje të plotë në të gjitha aspektet dhe nivelet e proceseve politike.
Madje, në Ligjin për Barazi Gjinore, thuhet se partitë politike me aktet e tyre obligohen të zbatojnë masat për promovimin e pjesëmarrjes së barabartë të meshkujve dhe femrave në organet dhe trupat e partive.
Por, Jeta Krasniqi thotë se partitë politike duhet të demokratizohen, njëherësh edhe vetë gratë duhet të jenë më këmbëngulëse për t’u përfshirë në proceset vendimmarrëse.
“Partitë politike duhet të demokratizohen dhe të krijojnë hapësirë më tepër brenda tyre për gratë, pasi një numër të vogël të grave ka qoftë në udhëheqësi të partisë, qoftë edhe në degë apo nëndegët e partive. Po në të njëjtën kohë edhe gratë duhet të jenë më insistuese, më këmbëngulëse, që të marrin vendin e tyre në tryezë dhe të krijojnë hapësirë edhe brenda partive politike”, konsideron Krasniqi.
Nga partitë parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka asnjë kandidate femër për kryetare të komunave, po ashtu edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Kurse, Partia Demokratike e Kosovës kandidon me tri femra në zgjedhjet lokale, Aleanca për Ardhmërinë me një kandidate, me numër të njëjtë garon edhe Nisma për Kosovën dhe Alternativa. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Raporti 24-orësh i policisë: Arrestime dhe incidente në rajonin e Prishtinës

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Moti në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë