LAJMI I FUNDIT:

“Partitë politike në Maqedoni vazhdojnë të injorojnë gratë në garat zgjedhore”

“Partitë politike në Maqedoni vazhdojnë të injorojnë gratë në garat zgjedhore”

Zgjedhjet lokale të 15 tetorit në Maqedoni i gjejnë të ‘varfura’ listat e këshilltarëve të partive politike shqiptare si dhe mospërfshirjen e grave edhe në këtë cikël zgjedhor. Shpesh herë shtrohet dilema nëse gratë hezitojnë të hyjnë në gara me burra duke e ditur se që në fillim nuk janë të barabarta dhe me gjasa shumë vogla, apo partitë ndjekin patriarkalizmin dhe maskilizmin politik! Mospërfshirja apo mosdhënia hapësirë e grave në gara politike, lë shumë për të dëshiruar në Maqedoni.

Maqedonia një terren politik shumë kompleks, me një sistem ku ende nuk sundon zbatimi i ligjit për përfshirje të grave në politikë. Kjo dita-ditës po zëvendësohet nga mendësia e partive politike shqiptare vetëm sa për të mbushur listat tek-tuk, e lëre më ajo të jetë e para e Komunës apo e shtetit. Kështu për Telegrafin ka vlerësuar ish-deputetja e BDI-së Nora Aliti, Luljeta Ademi – aktiviste dhe e punësuar në Qeveri dhe Gjyla Çeliku kryetare e International Woman’s Club.


”Gratë dhe vajzat janë të përfaqësuara nëpër listat e këshilltarëve me 40%, por kjo është kështu sepse është detyrim ligjor dhe jo përcaktim i partive politike për gjithëpërfshirje edhe gjinore. Aty ku nuk ka kuota fatkeqësisht nuk ka gra dhe vajza. Çështja kryesore është mos inkuadrimi i grave dhe vajzave nëpër këshilla vendor dhe degë, por veprojnë dhe funksionojnë në organe paralele atë të Forumeve të gruas pa forcën e vendimmarrjes reale. Për shkak të mënyrës së përzgjedhjes së kandidatëve që janë propozime të dala nga degët dhe mungesës së grave në ato organe, e kemi situatën që e kemi”, thekson ish-deputetja e BDI-së Nora Aliti.

Gjyla Çeliku nga International Woman’s Club për Telegrafi Maqedoni shprehet se hendeku gjinor është prezent jo vetëm në Maqedoni, por në gjithë Ballkanin. Ajo thotë se është vështirë të funksionosh si grua me profesionin tënd, lëre më në politikë, që shihet si profesioni për t’u pasuaruar, ndikuar në masë dhe manipuluar në popull, aty ku lufta bëhet në mes llojit, burrave.

”Në këndvështrimin e shoqërisë shqiptare barazia gjinore ende mbetet një sfidë e madhe me të cilën duhet të përballemi ne gratë me gjithë qenien tonë. Maskilizmi si një steriotip i fortë, ka zbutur dhe manipuluar edhe gratë brenda politikës dhe transformuar në egoistë të pashoq të njëjtat. Për shembull nëse flasim për Teuta Arifin, është në rregull si një kandidate grua, por nuk është në rregull që një jetë të tërë është marrë veç me shfrytëzimin e të gjitha mënyrave për të qenë ajo në pozita, jo të tjerat, pa i promovuar gratë tjera. Gjithashtu edhe politikanet tjera, të cilat sot nuk janë në politikë, sot kujtohen për gruan, kur ishin me pozita ku dhe mund të ndikonin në avancimin e gruas, kishin harruar që ekzistonin gratë.

Pra, gruaja njëherë duhet përkrahur nga gruaja brenda në politikë dhe me ndikim, pastaj bashkërisht emancipimi i burrave për vlerësimin dhe dhënien e vendit të duhur në shoqëri. Për mua personalisht dhe si kryetare e ”International Woman’s Club”, suksesi i zgjedhjeve lokale është lista e këshilltarëve të Nevzat Bejtës me një përfaqësim prej 60%, gjithashtu bartësja e dytë në listë është grua dhe një renditje ashtu si në të vërtetë duhet avancuar gruaja. Në disa lista të partive të ndryshme gjithashtu gruaja është e dyta në listë, por mos harrojmë edhe bartësen e listës në Kumanovë nga Besa. Kjo është e mira e së keqes, ashtu e quaj unë, sepse shumica nga kandidatët nuk i kanë bërë as zyrtare listat, në fakt nuk dihet sa është përfaqësuar gruaja dhe si është përfaqësuar ajo! Në fund të listës, sa për të përmbushur dispozitën ligjore?! Është mirë që kandidatët t’i bëjnë zyrtare listat e tyre dhe atëherë do të shihen politikat e tyre moderne (ashtu edhe siç pretendojnë se janë veç për të fituar vota nga qytetarët) dhe patriarkalizmi i theksuar politik”, potencon ajo ndër të tjera.

”Nga këndvështrimi gjinor, them se jemi akoma shumë mbrapa. Politikanët dhe të gjithë politikëbërësit duhet të ndryshojnë shumë gjëra, së pari mentalitetin dhe më pas në mënyrën sesi bëhet politikë. Kur flasim për pjesëmarrjen e burrave dhe grave në politikë, flasim për koncepte. Nuk flasim thjesht për çështje gjinore. Të bërit politikë duhet të jetë me parime dhe e tillë duhet të jetë qoftë kur e thotë një grua, qoftë kur e thotë një burrë. Sot nuk është kështu. Fjalët e thëna nga një grua paragjykohen”, thotë aktivistja Luljeta Ademi.

Ademi më tej shton se gratë duhet të konkurrojnë qoftë përballë njëra-tjetrës, qoftë përballë burrave, me kapacitete, me formim dhe jo me kuota. Sipas saj, nuk ka kuptim që të favorizohet një grua vetëm për faktin që është grua apo për të plotësuar një numër, kur ky numër është i mangët. Por në realitetin shqiptar, ku ende ka një klimë patriarkale dhe një paragjykim ndaj grave, le të themi se ky është një diskriminim pozitiv për momentin, deri sa të arrijmë në atë lloj mentaliteti kur të mos kemi të tilla paragjykime.

”Ditët më të mira në jetë nuk janë ato që kemi kaluar, ditët më të mira janë përpara nesh. Në botë ka shumë emra zonjash që inspirojnë breza me radhë. Janë serioziteti, përkushtimi, dashuria për vendin e tyre, arti i të bërit politikë që i bën të tillë këto emra. Unë besoj fort se çdo grua e ka vullnetin, përgatitjen e kurajon që, ashtu siç rrit me përkushtimin maksimal fëmijët e saj, me të njëjtin përkushtim të kontribuojë në jetën politike në vend”, thekson Ademi ndër të tjera./Emir Hamzai/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori