Dushan Millunoviq, kandidat i pavarur nga Mitrovica e Veriut është i vetmi politikan serb nga kjo komunë që ka vendosur ta sfidojë kandidatin nga Lista Serbe, Milan Radojeviq në zgjedhjet për kryetar komune. Millunoviq është ish-anëtar i Iniciativës Qytetare SDP-Oliver Ivanoviq. Kurse Radojeviq është ish-zëvendësministër i Punëve të Brendshme të Kosovës.
Në garë janë edhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Florent Azemi dhe Erden Atiq i Lëvizjes Vetëvendosje. Që të katërt tashmë kanë aplikuar për certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Afati për aplikim është mbyllur të premten, në orën 18:00.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në këtë komunë janë përcaktuar për datën 29 nëntor, pasi vendi i kryetarit ka mbetur bosh që nga qershori, kur Goran Rakiq, u emërua zëvendëskryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe ministër i Pushtetit Lokal.
‘S’ka kushte për zgjedhje të lira dhe fer’
Partitë e tjera dhe nismat qytetare serbe në Mitrovicën e Veriut thonë se po refuzojnë të marrin pjesë në një proces qa ka epilog të paracaktuar.
Aleksandar Jabllanoviq që drejton Partinë e Serbëve të Kosovës (PKS), tha se nuk mund të marrin pjesë në zgjedhje pa u përmbushur kushtet për siguri për zgjedhje të lira. Sipas tij, fituesi është paracaktuar tashmë.
“Zgjedhjet po organizohen sikur të ishin sekret dhe që askush tjetër s’bën të marrë pjesë pos Listës Serbe”, tha Jabllanoviq.
Ai përmend faktin se në të kaluarën, anëtarë të partisë së tij janë përballur me pasoja vetëm për shkak se e kanë kundërshtuar Listën Serbe. E pavarësisht se kishte ushtruar padi, ai thotë se asnjë rast i vetëm nuk është zgjidhur deri më tash.
“Prandaj, duhet të sigurohet mbi të gjitha siguria dhe liria e votimit në këto zgjedhje dhe jo të përdoren metoda të tilla, ku përfshihet frikësimi, largimi i njerëzve nga puna, të cilët punonin për 10,20 apo 30 vjet, pastaj djegia e automjeteve, etj. Kjo dëshmon se ende s’ka siguri”, tha Jabllanoviq.
Një nga partitë kryesore opozitare në Mitrovicën e Veriut, në zgjedhjet e fundit lokale në 2017, ishte Iniciativa Qytetare SDP-Oliver Ivanoviq. Por, as ky subjekt që tashmë ka humbur liderin e saj Oliver Ivanoviq pas vrasjes më 16 janar të 2018-tës, nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 29 nëntorit. Ksenija Bozhoviq, nënkryetare e këtij subjekti, tha se ‘ende nuk janë krijuar kushte për zgjedhje të lira’.
“Procesi nuk ka ndryshuar. Kanë kaluar tre vjet që kur kemi pasur një kandidat për kryetar komune. Për fat të keq, një vrasje politike ndodhi dhe nuk është sqaruar deri më sot”, tha Bozhoviq.
Në anën tjetër, nga Lista Serbe nuk deshën të komentojnë rrethanat rreth këtyre zgjedhjeve.
Përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile në Mitrovicën e Veriut vlerësojnë se mungesa e alternativave në fletëvotim është pasojë e lodhjes së qytetarëve. Veroljub Petroniq, studiues i çështjeve të sigurisë, tha se kjo po ndodh për shkak të dy faktorëve.
“Faktori i parë, për demokracinë, që do të thotë lodhja e vetë votuesve, e cila ka çuar në mosinteresim. Në anën tjetër, kjo mungesë interesi është e lidhur thellësisht me qëndrimin e njerëzve se Mitrovica nuk iu intereson aq shumë për të ardhmen”, tha Petroniq.
Qytetarët serbe kërkojnë më shumë alternativa
Radio Evropa e Lirë ka biseduar më disa qytetarë të Mitrovicës së Veriut, të cilët në masë të madhe favorizojnë që në listën e votimit, të ketë më shumë kandidatë.
Zorica Jovanoviq nga Mitrovica e Veriut tha se pret të ardhme më të mirë për brezat e rinj, porse nuk i pëlqen fakti se do të ketë pak kandidatë.
“Duhet të ketë njerëz që janë të arsimuar, që kanë fakultet të përfunduar, të cilët e mbrojnë popullin. Duhet të jenë më shumë kandidatë. Më së paku gjashtë duhet të jenë. Por, ne si popull s’mund të bëjmë asgjë”, tha ajo.
Bashkëqytetarja e saj Verica Rakoçeviq vlerëson se qytetarët presin ndryshime.
“Por, nëse e kemi vetëm një kandidat, atëherë është çështje e kryer. Pse duhet të votojmë? Ai është i zgjedhur tashmë. Nuk jam shumë e kënaqur me njerëzit që e udhëheqin tash Mitrovicën e Veriut, nuk ka se çka të them tjetër”, tha Rakoçeviq për Radion Evropa e Lirë.
Mungesa e alternativave për zgjedhjet për kryetar komune të Mitrovicës së Veriut, Petar Radoviqit, ia kujton kohën e monizmit.
“Këto nuk janë zgjedhje, kjo është diçka e para 30 vjetëve kur ka pasur vetëm një kandidat. Duhet të jenë të paktën tre kandidatë që të mund të zgjedhim”, tha ai.
Ndërkaq, Vera Meshtroviq thotë se pajtohet me çfarëdo vendimi.
“Pres Mitrovicë më të bukur që të duket tamam si qytet. Sido që ata vendosin, unë pajtohem me ta”, tha ajo.
Që nga themelimi i saj, më 2014, Lista Serbe ka udhëhequr me shumicën e komunave me shumicë serbe dhe ka fituar shumicën e ulëse në Kuvendin e Kosovës, sa i përket partive serbe.
Zgjedhjet në këtë pjesë të territorit të Kosovës organizohen nga Komisioni Qendror Zgjedhor, porse mbarëvajtja e procesit i lihet në përgjegjësi misionit në Kosovë të Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri (OSBE).
Sipas ligjit, zgjedhjet në këtë komunë është dashur të mbahen në korrik, por janë shtyrë për shkak të përballjes me pandeminë.
Zyrtarët nuk kanë përjashtuar mundësinë që këto zgjedhje të shtyhen sërish nëse rritet edhe më tej numri i të infektuarve.
Pos Mitrovicës së Veriut, edhe banorët e Podujevës do të votojnë me 29 nëntor për kryetarin e ri të komunës, pasi Agim Veliu e kishte liruar këtë pozitë për të udhëhequr me ministrinë e punëve të brendshme./rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet