Në një e-mail të ardhur në adresë të Telegrafit, thuhet se Partia e Drejtësisë, përkatësisht, shumica e anëtarëve të Kryesisë të prirë nga nënkryetarë të Partisë, sekretari i përgjithshëm, koordinatori politik për degë, shumica dërmuese e anëtarëve të Këshillit Drejtues si dhe 17 degë të Partisë, prej 24 sa janë, mbështetë fuqishëm, qëndrimin e deputetes së Partisë së Drejtësisë, njëherit, nënkryetares së Partisë, Labinotë Demi-Murtezi, për votimin kundër të projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionit e kufirit mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi.
“Partia e Drejtësisë e konsideron qëndrimin e deputetes Demi-Murtezi, si qëndrim parimor, korrekt dhe në pajtim me interesat shtetërore dhe politike të vendit tonë. Këtë qëndrim PD e mbështetë në opinionet profesionale e shkencore të ekspertëve të saj dhe ekspertëve të tjerë profesional dhe apolitik që kanë dhënë përkitazi me shënjimin e vijës kufitare mes dy shteteve respektove”.
“Partia e Drejtësisë në të njëjtën kohë, ju bënë apel anëtarësisë së saj, strukturave politike dhe udhëheqëse të PD-së, që çdo qëndrim tjetër i Partisë, përveç këtij qëndrimi është qëndrim individual apo grupor por jo zyrtar. Qëndrimet e dala në adresë të PD-së, pro dhe kundër demarkacionit kanë ardhur si rezultat i presionin të pa drejtë politik nga strukura të ndryshme institucionale dhe politike brenda Partisë e që nuk ja arritën ta luhatin nga ky qëndrim parimor as deputeten Demi-Murtezi e as strukturat politike të PD-së, përveç një grupi të vogël të kryesisë së partisë të prirë nga z. Agani”.
“Partia e Drejtësisë, ju bënë thirrje institucioneve të vendit që të tregojnë pjekuri politike dhe për interesa të veta mos ta viktimizojnë raportin e mirë miqësor që ka Kosova me shtetet mike. Asnjë shtet mik i Kosovës, nuk ja don të keqen vendit tonë, madje janë shumë të vendosura që të keqen më të madhe që ka kapluar vendin tonë ta luftojnë me çdo kush, e që është korrupsioni dhe krimi i organizuar. Në të njëjtën kohë ju bëjmë thirrje qytetarëve të vendit që të ruajnë qetësin politike dhe mos të bien pre e askujt duke rrezikuar sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve të vendit tonë”, thuhet në deklaratën e PD-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'