Partitë politike në vend vazhdojnë të shënojnë parregullsi në financimet e tyre. Edhe në raportin për vitin 2021, Enti shtetëror për revizion ka konstatuar parregullsi në mbledhjen e fondeve nga partitë politike. Nga Revizioni thonë se shprehin rezerva në lidhje me tregimin objektiv dhe të vërtetë nga ana e partive për raportet financiare dhe për përputhshmërinë e transaksioneve financiare me rregulloren relevante ligjore, udhëzimet dhe politikat e vendosura. Pas përfundimit të raporteve, thuhet se në BDI bëhen pagesa të anëtarësisë me shuma më të mëdha se që e lejon ligji, ndërsa për një pjesë të mjeteve nuk ka tregues të posaçëm për secilën pagesë.
Probleme të ngjashme financiare Revizioni ka konstatuar edhe për LSDM-në, ku thekson se mënyra e pagesës së anëtarësive nuk lejon kontroll të plotë të pagesave. Për partinë e Dimitar Kovaçevskit theksohet se për një pjesë e objekteve të ndërtuara të partisë nuk është zgjidhur statusi i pronësisë dhe të njëjtat nuk janë vendosur në evidencë.
Enti thekson se në OBRM-PDUKM nuk mund të bëjnë revizion të plotë për shkak të një pjese të pronës e cila i është ngrirë nga organet kompetente. Andaj i rekomandon udhëheqjes së partisë që pas përfundimit të procedurave të ngritura në organet kompetente menjëherë ta paraqesin pronën e tyre tek Revizioni.
Ndërsa për Alternativën konstaton se vazhdon të udhëheq financat në bazë të ligjit për Organizatë jo përfituese. Nga Enti thonë se Alternativa e ka për obligim që ta zbatojnë kapitullin e ndryshimeve të modifikuara afariste.
Pas publikimit të raporteve për katër partitë e lartë përmendura, nga Enti për Revizion thonë se vendi shënon histori në parregullsinë financiare të partive të cilat qarkullojnë miliona euro. Andaj rekomandojnë që shteti ti rregullojë mënyrat se si partitë politike mbledhin para nga anëtarësia dhe donacionet.
“Shteti duhet ti rregullojë mënyrat aktuale se si partitë politike mbledhin para nga anëtarësimet dhe donacionet, për shkak se rregullat aktuale nuk mundësojnë kontrolle të hyrjeve të parave joligjore dhe mënyra se si bëhen nuk është mjaftueshëm transparente”, thanë nga Enti shtetëror për Revizion.
Enti Shtetëror për revizion çdo vit has në parregullsi të financimit të partive politike dhe fondeve të cilat ata i grumbullojnë. Për parregullsitë ka alarmuar dhe OSBE/ODIHR-ja e cila kërkon ndryshime në Ligj për financimin e partive politike gjatë fushatave zgjedhore. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAmbasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij
"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'