LAJMI I FUNDIT:

Parolin: Papa Françisko shpirtërisht është afër me popullin e Kosovës

Parolin: Papa Françisko shpirtërisht është afër me popullin e Kosovës

Me rastin e vizitës së sekretarit të shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin, të dielën në katedralen “Shën Nënë Tereza”, në Prishtinë u mbajt mesha dhe krezmimi. Nga këtu, Parolin duke përcjellur përshëndetjet dhe bekimin e Papa Franciskos, ka kërkuar nga të pranishmit të jenë zejtarë të paqes.

Meshën e hapi Ipeshkëvi i Kosovës, Dodë Gjergji, i cili bëri lutjet e drekës duke u lutur që Zoti të ketë mëshirë ndaj njerëzimit dhe t’iu falë mëkatet atyre.

Ai tha se është i gëzuar për praninë e kardinalit, për çka tha se këtë moment e kanë pritur me shekuj.

“Këtë moment e ka pritur kisha jonë me shekuj që të kemi të pranishëm selinë e shenjtë ndër ne, sepse në zemrat tona ka qenë selia e shenjtë gjithmonë. Ne kemi mbërri të kalojmë sfida të shumta në histori, dhe kemi ruajtur besnikërinë ndaj selisë apostolike, dhe kemi ruajtur sigurisht fenë tonë, Jezu Krishtin, e kemi ruajtur besnikërinë ndaj popullit tonë, ndaj vendit, tokës ku jetojmë, por kurrë nuk kemi qenë ata që kemi nxitur të keqën në vend, por ndoshta nuk kemi mundur as ta luftojmë, por e kemi përballuar dhe ja këtu jemi”, tha Dodë Gjergji.

Ai ka falënderuar për mbështetjen që Selia e Shenjtë i bën popullit shqiptarë, e po ashtu edhe shpalljen e kësaj kishe, si Katedrale në Prishtinë. Kjo kishë, sipas tij, dëshmon dhe i gëzohet të ardhmes së vet.

Kardinali Pietro Parolin i cili po qëndron në vizitë dy ditore në Kosovë, ka përcjellur përshëndetjet dhe bekimin nga Papa Franickso.

“Do ta shprehi gëzimin që jam në mesin tuaj, në kremtën e madhe të Rrëshajëve, si dhe mundësinë që kam për kremtimin e meshës në këtë Katedrale të Ipeshkvisë-Prizren-Prishtinë, në zemrën e Prishtinës dinamike, qytet ky që përjeton periudhën e ndryshimeve të shpejta në modernitetin e saj, paraqitet e ngjashme me standardet evropiane. Kam nderin dhe kënaqësinë t’iu sjell ipeshkvit imzot Dodë Gjergjit, gjithë juve të pranishëm përshëndetjet dhe bekimin e Papa Françiskos, i cili shpirtërisht është afër me popullin e Kosovës dhe në mënyrë të veçantë në bashkësinë katolike të kësaj toke, e cila edhe në çastet më të vështira ndonjëherë me historinë e saj të mundimshme nuk e ka humbur kurrë vetëdijen se është pjesë edhe pse e vogël, e Kishës së madhe të përgjithshme”, tha ai.

Kjo e kremte, dita e Rrëshajëve, sipas tij është motiv i veçantë ngushëllues, gëzim i  vazhdueshëm, entuziazëm me të cilin jeton kjo bashkësi katolike.

Pietro Parolin ka treguar historinë e ditës së Rrëshajve. Duke thënë se kjo ditë është e njohur si lindja e ditës së Kishtës. Ai mes tjerash ka kërkuar nga të gjithë të pranishmit që të angazhohen në ndërtimin e paqes.

“Angazhoheni që të jeni ndërtues të bashkimit në dallime dhe pse paqja në këtë pjesë është tashmë e qëndrueshme…le të jemi zejtarë të paqes, gjithmonë dhe me të gjithë. Në ditën e sotme të Rrëshajëve, nuk mund të mos mendojmë me falënderim, nënën e Kishës dhe në ndihmën e të krishterve, ajo ishte zëri i dëgjueshëm i shpirtit të shenjtë për virtyt të së cilit lindi shërbyesi ynë. Le të na mësoj që të hapemi me fe dhe gatishmëri, veprimi i shpirtit të shenjtë në ne që sjell fryte të begatshme”, tha Parolin.

Në këtë meshë morën pjesë kryeparlamentari, Kadri Veseli, zv.kryeministri Enver Hoxhaj dhe deputeti nga radhët e LDK-së, Anton Çuni. E shumë qytetarë tjerë. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori