LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti i Zvicrës pritet të ratifikojë marrëveshjen për pensionet me Kosovën

Parlamenti i Zvicrës pritet të ratifikojë marrëveshjen për pensionet me Kosovën

Parlamenti i Zvicrës do të votojë për ratifikimin e marrëveshjes për pensionet me Kosovën. Kështu ka thënë deputeti zviceran, Cedric Wermuth.

Ai në një postim në Twitter, ka deklaruar se sot do të vendoset lidhur me fatin e pensionistëve kosovarë që më parë kanë punuar në Zvicër.


Pensionet e kosovarëve që kanë punuar në Zvicër ishte ndërprerë në vitin 2010. Kjo marrëveshje më parë ka qenë e nënshkruar mes ish-Jugosllavisë dhe Zvicrës qysh në vitin 1962, përcjell Telegrafi.

Që nga viti 2010 e deri tani kosovarët që kanë kontribuuar në Zvicër, që kanë punuar e kanë kontribuar atje nuk kanë marrë pensione.

Ndryshe, në muajin tetor 2018, deputetët e Kuvendit të Kosovës kishin votuar ratifikimin e dy marrëveshjeve në fushën e sigurimeve sociale, ajo me Konfederatën e Zvicrës dhe Mbretërinë e Belgjikës, gjë që iu mundëson qytetarëve që kanë punuar në këto shtete, të nisin t’i gëzojnë pensionet kontributpaguese, pensionin bazik të moshës, pensionet familjare dhe invalidore të punës. /Telegrafi/