LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti i Turqisë miraton mocionin për të zgjatur vendosjen e trupave në Irak dhe Siri

Parlamenti i Turqisë miraton mocionin për të zgjatur vendosjen e trupave në Irak dhe Siri

Parlamenti i Turqisë ka miratuar një mocion për zgjatjen e kompetencave të shtetit për të filluar operacione ushtarake ndërkufitare në veri të Irakut dhe Sirisë edhe për një vit tjetër, raporton Anadolu Agency.

Mocioni u miratua para operacionit të planifikuar të Turqisë për zonën e sigurt në veri të Sirisë.


Partia në pushtet, ajo për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), partia kryesore opozitare, ajo Popullore Republikane (CHP) dhe dy parti të tjera opozitare, Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) dhe Partia IYI mbështetën mocionin, ndërsa Partia Demokratike e Popujve (HDP) votoi kundër.

Mocioni, i cili u paraqit nga qeveria e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, lejon ushtrinë turke të kryej operacione ndërkufitare edhe për një vit tjetër.

Mocioni i mëparshëm vlente për periudhën kohore nga 30 tetori i vitit 2018 deri më 30 tetor të vitit 2019.

Mocioni deklaron se Turqia i kushton rëndësi të madhe mbrojtjes së integritetit territorial, unitetit kombëtar dhe stabilitetit të Irakut.

“Megjithatë, ekzistenca e PKK-së dhe DEASH-it në Irak paraqet një kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen rajonale, stabilitetin dhe sigurinë e vendit tonë”, thotë mocioni.

Ndërkohë, mocioni po ashtu thotë se Turqia ka vazhduar aktivitetet e sigurisë në lindje të Eufratit në përputhje me interesin e saj të ligjshëm të sigurisë.

Turqia që moti ka denoncuar kërcënimin nga terroristët në lindje të Eufratit në veri të Sirisë, duke u zotuar për veprime ushtarake për të parandaluar formimin e një “korridori terrorist” atje.

Në trend Botë

Më shumë
Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Serbia
“Vajza ime ishte shënjestër e një atentati”, Sanduloviq: Regjimi kriminal në Serbi synon eliminimin tim dhe të vajzës sime

“Vajza ime ishte shënjestër e një atentati”, Sanduloviq: Regjimi kriminal në Serbi synon eliminimin tim dhe të vajzës sime

Serbia
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Botë
Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Azia
Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Kroacia
Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Azia
Kalo në kategori