LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti turk votoi për heqjen e imunitetit të 138 deputetëve prokurdë

Parlamenti turk votoi për heqjen e imunitetit të 138 deputetëve prokurdë

Parlamenti turk votoi me dy të tretat e votave në favor të heqjes së imunitetit të 138 anëtarëve të parlamentit, përfshirë pothuajse të gjithë ligjvënësit prokurdë.

Dy të tretat nënkuptojnë që kjo çështje kalon tani si amendament kushtetues, raportojnë mediat.


Sipas pamjeve televizive kundër këtij veprimi votuan 138 deputetë, ndërkohë që pati edhe abstenime.

Ky votim është parë si një masë kundër Partisë Demokratike Popullore, e cila ka mbajtur qëndrime prokurde dhe që është rivalja kryesore e presidentit, Recep Tayyip Erodgan.