Deputetët irakianë kanë miratuar një rezolutë që u kërkon trupave të huaj të largohen nga vendi pasi SHBA vrau gjeneralin e lartë iranian Qasem Soleimani në një sulm me dron në aeroportin e Bagdadit.
Siç shkruan BBC, përcjell Telegrafi, Parlamenti në Bagdad gjithashtu bëri thirrje që forcave të huaja tu ndalohet përdorimi i tokës, hapësirës ajrore ose ujit të Irakut – për ndonjë arsye.
Po sipas BBC, me këtë vendim mund të preken edhe rreth 5000 pjesëtarët e personelit ushtarak të SHBA-së në Irak, kryesisht si këshilltarë.
Vlerësohet se nga veprimi amerikan, Iraku e ka gjetur veten në një pozitë të vështirë si një aleat i Iranit fqinj dhe i SHBA-së.
Por qeveria e sheh vrasjen si një shkelje të sovranitetit të saj, dhe të kushteve të pranisë së koalicionit në Irak.
Ndërkohë, thuhet se mijëra irakianë morën pjesë në një procesion funerali për Soleimanin, përpara se trupi i tij të dërgohej në Iran.
Një shumëllojshmëri e grupeve të militantëve shiitë në Irak janë mbështetur nga Irani, dhe ka shqetësime se disa pjesë të popullsisë së Irakut simpatizuese ndaj Iranit janë të prekur nga vrasja dhe se grupet militante mund të kërkojnë hakmarrje.
Bëhet e ditur se Parlamenti i Irakut u mblodh ndërsa qindra mijëra njerëz dolën në Iran për të pritur trupin e Soleimani.
Rezoluta jo detyruese u miratua nga parlamenti irakianë të dielën pasi kryeministri i përkohshëm, Adel Abdul Mahdi, bëri thirrje për t’i dhënë fund prezencës ushtarake të huaj në një fjalim para deputetëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Ushtria amerikane publikon videon misterioze "Ghost in the Machine" për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe