LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti grek nis debatin për kufirin detar – miratimi i mundshëm i projektligjit mund të nxisë rritjen e tensioneve me Turqinë

Parlamenti grek nis debatin për kufirin detar – miratimi i mundshëm i projektligjit mund të nxisë rritjen e tensioneve me Turqinë

Në parlamentin grek të martën ka filluar debati për projektligjin i cili parasheh zgjatjen e kufirit detar në Detin Jon.

Miratimi i mundshëm i këtij projektligji mund të nxisë rritjen e tensioneve me Turqinë, pak kohë pasi të dyja vendet janë grindur lidhur me kërkimet e gazit në Mesdheun lindor.


Qeveria greke ka propozuar shtrirjen e kufirit në perëndim të vendit nga gjashtë në 12 milje detare.

Kjo do të rrisë territorin sovran të Greqisë me 13,000 kilometra katrorë ose rreth 10 për qind, u tha ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ligjbërësve në fillim të debatit.

Dendias theksoi se propozimi gjithashtu lejoi qeverinë të shtrijë territorin e saj sovran në zona të tjera detare.

Parlamenti pritet të votojë mbi propozimin të mërkurën.

Megjithëse propozimi do të ishte në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit, ai mund të hapë rrugën për shtrirje të mëtejshme territoriale në Detin Egje që mund të rrisin tensionet tashmë të përshkallëzuara me Turqinë.

Turqia ka thënë se do ta interpretojë një zgjatje të tillë si një arsye për shpalljen e luftës.

Fqinjët dhe anëtarët e NATO-s Turqia dhe Greqia do të takohen më 25 janar, për herë të parë që nga viti 2016, për të zgjidhur disa nga mosmarrëveshjet e tyre.

Greqia ka nënshkruar me Italinë një marrëveshje mbi kufijtë detarë që krijojnë një zonë ekonomike ekskluzive në Detin Jon, ndërsa me Shqipërinë ende nuk është rënë dakord për të gjitha detajet e kufirit të tyre detar dhe e kanë referuar çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Botë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Kalo në kategori