Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

Parlamenti Evropian miratoi një propozim të Komisionit Evropian për t'i dhënë Ukrainës një kredi prej 90 miliardë eurosh, për të financuar shpenzimet ushtarake dhe buxhetore.
Anëtarët e Parlamentit Evropian miratuan kredinë për Ukrainën për periudhën 2026-27 me 458 vota pro, me 140 ligjvënës që votuan kundër dhe 44 abstenime, transmeton Telegrafi.
Kredia për Ukrainën përbëhet nga 60 miliardë euro ndihmë ushtarake dhe 30 miliardë euro mbështetje buxhetore të financuara përmes huamarrjes së BE-së.
Vota në Parlamentin Evropian ishte planifikuar më parë për një seancë të posaçme plenare të thirrur më 24 shkurt për të shënuar përvjetorin e katërt të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, por u shty për më 11 shkurt.
Më 19 dhjetor, samiti i Bashkimit Evropian miratoi një vendim për një kredi të përbashkët për t'i siguruar Ukrainës 90 miliardë euro, të cilat mbulojnë dy të tretat e nevojave të Ukrainës në periudhën 2026-27 si në sektorin buxhetor ashtu edhe në atë të mbrojtjes.
Më 4 shkurt, ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së në Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm (Coreper) ranë dakord mbi mekanizmat për t'i dhënë Ukrainës një kredi prej 90 miliardë eurosh në vitet 2026-27, duke përfshirë edhe lejimin e vendeve të treta për të marrë pjesë. /Telegrafi/
I welcome the @Europarl_EN speedy adoption of our proposal for an additional €90 billion loan for Ukraine.
Ukraine's courage is unshakable.
And so is Europe's resolve to stand by its side.
Today and tomorrow!
Because a strong Ukraine makes all of Europe safer.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) February 11, 2026




















































