LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti Evropian mbështet përpjekjet e Mogherinit dhe dy presidentëve për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Parlamenti Evropian mbështet përpjekjet e Mogherinit dhe dy presidentëve për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Deputetët kryesorë të Parlamentit Evropian po i mbështesin përpjekjet e presidentit kosovar dhe atij serb për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit brenda kuadrit të së drejtës ndërkombëtare.

David McAllister (EPP, Gjermani), Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe Raportues për Serbinë, si dhe Igor Soltes (Greens/EFA, Slloveni), Raportues për Kosovën, janë takuar sot me Federica Mogherinin, Përfaqësuese e Lartë të BE-së dhe në fund të takimit, McAllister dhe Soltes kanë thënë se ky dialog është shumë i rëndësishëm për stabilitetin e tërë Ballkanit Perëndimor, transmeton Telegrafi.


“Dialogu ndërmjet presidentit Thaçi dhe presidentit Vuçiq për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë dhe për stabilitetin e tërë Ballkanit Perëndimor.

Ne dëshirojmë të mbështesim ngrohtësisht përpjekjet e tyre, si dhe ato të vendosura nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, zëvendëspresidentja Federica Mogherini gjatë viteve të fundit për të tentuar arritjen e një marrëveshje, e cila është e zbatueshme, e qëndrueshme, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe për të mirën e të gjithë rajonit.

Ne e dimë sa sfiduese mund të jenë këto diskutime, por një përfundim pozitiv mund të hap rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe do të çonte në marrëdhënie të mira fqinjësore. Një marrëveshje e tillë me pëlqimin e ndërsjellë do të ishte një arritje historike dhe ne, në Parlamentin Evropian, mbetemi plotësisht të përkushtuar për t’ju ofruar gjithë mbështetjen tonë të dy presidentëve dhe Përfaqësueses së Lartë, për të siguruar një përfundim të suksesshëm”, ishte deklarata e përbashkët e McAllister dhe Soltes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori