LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti britanik voton për shtyrjen e Brexit, reagon BE

Parlamenti britanik voton për shtyrjen e Brexit, reagon BE

Parlamenti në Angli ka votuar për shtyrjen e Brexit.

Kryeministri britanik Boris Johnson, do ta paraqesë marrëveshjen sërish javën e ardhshme.

Me 322 vota pro dhe 306 kundër, deputetët vendosën që të miratojnë një amendament, i cili shtyn votimin e marrëveshjes së arritur nga Qeveria, deri sa kjo e fundit të miratojë një tjetër ligj që shmang daljen nga unioni pa marrëveshje, diçka që Kryeministri ka kërcënuar që do të bëjë nëse nuk miratohet ujdia e fundit e arritur.


Ndërkaq, ish-kryeministrja konservatore, Theresa May deklaroi se mbështet marrëveshjen e Brexit-it, të negociuar nga pasardhësi i saj, Boris Johnson, pavarësisht se kjo marrëveshje kaloi limitin nga negociatat e saj me Brukselin.

May, marrëveshja Brexit e së cilës u refuzua tri herë nga parlamenti, është shprehur më parë se asnjë kryeministër britanik nuk mund të pranonte një kufi doganor midis Irlandës Veriore dhe pjesës tjetër të Britanisë së Madhe.

May thekson se parlamenti do të ishte fajtor për mashtrimin më të egër ndaj popullit britanik, nëse nuk arrin të zbatojë Brexit.

“Nëse nuk doni marrëveshje, duhet të votoni për një marrëveshje”, iu drejtua ajo deputetëve.

Deputeti veteran dhe ish-ministri i konservator, Ken Clarke, iu drejtua parlamentit se marrëveshja e Johnson do të krijonte një kufi të qartë doganor dhe rregullator midis Irlandës Veriore dhe Britanisë së Madhe.

Komisioni Evropian i kushtoi vëmendje të madhe votimit në parlamentin britanik për të ndaluar përkohësisht miratimin e marrëveshjes së Brexit, deklaron një zëdhënëse në Twitter, duke i bërë thirrje Londrës të tregojë se çfarë do të ndodhë më pas.

“Komisioni i kushton rëndësi të madhe votimit të sotëm në Dhomën e Komuneve, për të ashtuquajturin amendamentin Letwin, që do të thotë se vetë marrëveshja e tërheqjes nuk ishte hedhur sot për votim”, shkruan zëdhënësja, Mina Andreeva.

“Do të ishte mirë që qeveria e Britania e Madhe të na informojë sa më shpejt për hapat e ardhshëm”, shtoi ajo.

Në trend Botë

Më shumë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

Bosnja
Kush është shkarkuar nga qeveria amerikane deri më tani?

Kush është shkarkuar nga qeveria amerikane deri më tani?

Amerika
Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Botë
Zelensky tregon disa nga kërkesat që do të shtrojë gjatë takimit me Trump

Zelensky tregon disa nga kërkesat që do të shtrojë gjatë takimit me Trump

Botë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
Kalo në kategori