LAJMI I FUNDIT:

“Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325” – përfshirja e grave, parakusht për paqe dhe demokracinë

“Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325”  – përfshirja e grave, parakusht për paqe dhe demokracinë

Pjesëmarrja e grave në proceset e paqes dhe sigurisë nuk është thjeshtë një çështje barazie dhe e të qenit i drejtë, por është një gurthemel për arritjen e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në vendin tonë, në rajon dhe më gjerë.

Kështu u tha në konferencën rajonale “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325: Perspektivat nga Ballkani Perëndimor”, derisa u theksua se agjenda për gratë, paqen dhe sigurinë, ndër të tjera qëllim kryesor e ka pozicionimin e grave si partnere të barabarta në të gjitha fushat që lidhen me paqen dhe sigurinë.


Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se në bosht të historisë së Kosovës, si në kohën e rezistencës paqësore, ashtu edhe gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe të pasluftës në procesin e ndërtimit të paqes e shtetndërtimit, roli i grave ka shtyrë përpara në mënyrë vendimtare paqen dhe sigurinë në vendin tonë.

Ajo u shpreh e lumtur që Kosova është përzgjedhur si një nga katër vendet në tërë botën në të cilat do të themelohet Qendra rajonale e ekselencës për gratë, paqen dhe sigurinë.

“Pjesëmarrja e grave në proceset e paqes dhe sigurisë nuk është thjeshtë një çështje barazie dhe çështje e të qenit i drejtë, por është një gurthemel për arritje e paqes dhe stabilitetit afatgjatë ne vendet tona, në rajonin tonë dhe më gjerë.

Mbi të gjitha angazhimi ynë i përbashkët në këtë drejtim vjen natyrshëm duke qenë se më bosht të historisë tonë, më bosht të historisë së popullit tonë, të Kosovës tonë, në faza të ndryshme të saj, si në kohën e rezistencës paqësore, ashtu edhe gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe pasluftës në procesin e ndërtimit të paqes, shtetndërtimit, por edhe sot përderisa fuqizojmë pozitën tonë në arenën ndërkombëtare ka qenë pikërisht roli i grave që ka shtyrë përpara në mënyrë vendimtare paqen dhe sigurinë në vendin tonë dhe më gjerë.

Gratë dhe vajzat e Kosovës janë kampione të kësaj agjende, në fakt janë edhe më shumë se kaq, janë sinonim i vetë kësaj agjende. Prandaj, Kosova e meriton të jetë pikë reference në hartën globale sa i përket angazhimit serioz në drejtim të jetësimit të saj…

Prandaj, më vjen shumë mirë që sot si rezultat i kësaj pune të përbashkët edhe të deputeteve të Kuvendit të Kosovës dhe angazhimit të pakursyer të të gjithëve përfshirë partnerëve që punojnë krah për krah me ne, Kosova është përzgjedhur si një nga katër vendet në tërë botën në të cilën në të cilat do te themelohet Qendra rajonale e ekselencës për gratë, paqen dhe sigurinë”, tha Osmani.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjucfa tha se në prag të 25-vjetorit të miratimit të Rezolutës 1325 nga Kombet e Bashkuara, e cila erdhi si rikonfirmim i rolit të rëndësishëm dhe rritjes së numrit të grave në proceset e paqes e të sigurisë, vlerësoi se është e rëndësishme të flitet për progresin dhe sfidat në përfshirjen e dimensionit gjinor në këto procese.

Konjufca theksoi se përfshirja e grave në procesin e paqes dhe sigurisë është parakusht për paqe dhe demokraci të qëndrueshme.

“…Siç e dimë agjenda për gratë, paqen dhe sigurinë, ndër të tjera qëllim kryesor e ka pozicionimin e grave si partnere të barabarta në të gjitha fushat që lidhen me paqen dhe sigurinë. Në këtë drejtim Kosova është një shembull i mirë, i përkushtimit për përmbushjen e agjendave globale pavarësisht faktit që shpeshherë jemi të kufizuar për t’i dhënë zë punës sonë në këta organizma në të cilët ne ende nuk jemi anëtar. Ne kemi shumë shembuj të grave dhe vajzave të Kosovës që janë angazhuar aktivisht për të shtyrë këtë agjendë përpara, ashtu siç kanë kontribuar përgjatë gjithë etapave të shtetndërtimit tonë…”, tha Konjufca.

Ndërkaq, në emër të deputeteve gra në Parlamentin e Kosovës, foli Eliza Hoxha nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila tha se Kosova dhe vendet e rajonit kanë përqafuar rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për gratë në paqe dhe siguri.

Hoxha potencoi se Kosova është me fat që në forcën e saj të sigurisë dhe në polici ka shumë gra të zonja të cilat kanë shënuar histori suksesi. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori