Krerët e institucioneve të Kosovës u zotuan për luftë të pakompromis kundër korrupsionit, krimit të organizuar, dhe për shtet të së drejtës.
Para përfaqësuesve të Parlamentit Europian dhe atyre të Bashkimit Europian, sot në mbledhjen e parë të Komisionit për Stabilizim Asociim, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit thanë se do t’i përmbushin zotimet edhe për dialog me shtetet fqinje.
Derisa, përfaqësuesit e PE-së dhe BE-së, kërkuan nga politikanët kosovarë që të ratifikojnë marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi, dhe të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin, nëse duan që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza në Europë.
Nga institucionet e Kosovës, u kërkua edhe zbatimi i marrëveshjeve me Serbinë. Eurodeputetja Ulerike Lunaçek u tha drejtuesve të institucioneve në Kosovë, se lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar duhet të bëhet në të gjitha shtresa te shoqërisë.
“Mbeten dy gjëra për liberalizimin e vizave, në mënyrë që qytetarët tuaj të udhëtojnë lirshëm, demarkacioni me Malin e Zi, duhet ta ratifikojë marrëveshjen dhe të gjitha të dhënat që kanë të bëjnë më aktakuzat e ngritura për krimin e organizuar dhe korrupsionin, pastaj varet prej nesh në Parlamentin Evropian, ku vendoset. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të bëhet çdo kund, në të gjitha strukturat e shoqërisë, në të gjitha institucionet, askush nuk duhet të përjashtohet nga kjo”, tha ajo.
Nënkryetarja e Parlamentit Europian tha se Serbia nuk ka bërë sa duhet në luftën kundër korrupsionit, por se Kosova duhet të shënojë përparim në krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa qe ai i cili garantoi se do të punojnë me përkushtim për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
“Unë ju garantoj se ne do të punojmë me përkushtimin më të madh në forcimin e shtetit ligjor, do të punojmë shumë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Po ashtu, do t’i përmbushim zotimet tona sa i përket dialogut me fqinjët, dhe do të ashpërsojmë luftën kundër terrorizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm, në të cilën Kosova është treguar shumë aktive dhe mendoj se është treguar shumë e suksesshme në pikëpamje të të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha ai.
Bashkëkryesuesi i mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë, Tonino Picula ka përmendur të arritur e Kosovës në rekomandimin e Komisionit Evropian për liberalizim të vizave, anëtarësimin në UEFA e FIFA, por ka thënë se ende ka punë për të bërë.
“Ka edhe shumë çështje që duhet të zgjidhen, si lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, të cilat duhet të bëhen mirëfilli, bisedat me Serbinë duhet të vazhdojnë, drejtësia duhet të jepet edhe për krimet e luftës”, ka thënë Picula.
Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se pavarësisht dallimeve politike në Kosovë, pozitë e opozitë janë të përkushtuar të kryejnë obligimet, sepse siç tha ai, BE është një agjendë nacionale.
“Bashkimi Evropian është një agjendë nacionale, pavarësisht dallimeve tona politike të cilat i kemi këtu në Kosovë, pozitë dhe opozitë. Vetë fakti që sot në këtë kuvend përfaqësimi i të gjitha partive politike, të pozitës dhe opozitës e dëshmon këtë fakt. Jemi të përkushtuar dhe të gatshëm që përmbushim çdo obligim i cili do të del në rrugëtimin tonë drejt BE-së, në kushte e legjislacionit.
Në të njëjtën kohë do të vazhdojmë raportin e krijimit të fqinjësisë së mirë me fqinjët tanë, duke përfshirë Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë dhe gjithsesi Shqipërinë. Në të njëjtën kohë jemi të përkushtuar të punojmë fort në rrugëtimin tonë drejtë BE-së, veçanërisht sfidat të cilat janë paraqitur në krimin e organizuar dhe korrupsionin, do të jemi të pa-kompromis në këtë proces. Nuk do të ketë vetëm fjalë, do të ketë edhe hapa konkret për të cilat institucioni i Parlamentit Evropian, por edhe i gjitha Komisioni Evropian dhe të gjitha institucionet që janë në bashkëpunim evropian do të jenë të bindura me këtë fakt”, tha ai.
Ai foli edhe për MSA-në, duke thënë se është ngjarja me më rëndësi në Republikën e Kosovës, pas 17 Shkurtit të 2008’ës.
Përfaqësuesi i Bashkimit Europian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka përsëritur kërkesat e përfaqësueses së Lartë, Federica Mogherini, për zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë.
Ai tha se BE ka pritje të larta për implementimin e marrëveshjes me Serbinë.
“BE-ja ka pritje të larta për implementimin e marrë veshjes me Serbinë, duke përfshirë që Kosova të ketë kodin e saj telefonik, tregun e unifikuar energjetik dhe po ashtu Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të themelohet”, ka thënë ai.
Zhbogar shtoi se Kosovës i duhet të sigurojë edhe prokurimin efikas publik dhe sundimin e ligjit./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend