LAJMI I FUNDIT:

Parku Kombëtar Sharri përfiton donacion mbi 100 mijë euro

Parku Kombëtar Sharri përfiton donacion mbi 100 mijë euro

Parku Kombëtar Sharri, do të përfitojë mbi 100 mijë euro donacion, kjo fjalë bashkëpunimit të arritur me Parkun Kombëtar Berchtesgaden nga Bavaria e Gjermanisë.

Kjo u bë e ditur pas takimit që Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, realizoi me udhëheqësen e projektit COSIRA, Ottilie Mooshofer, nga e cila mori konfirmimin se Parku Berchtesgaden ka ndarë 68 mijë euro, ndërsa shumën deri 40 mijë euro e ka ndarë Agjencioni Gjerman për Zhvillim (GIZ).


Qëllimi i bashkëpunimit të kësaj marrëveshje mes dy parqeve kombëtare është zhvillimi i qëndrueshëm në parqet kombëtare, monitorimi i biodiversitetit, mbrojtja e mjedisit dhe bashkëpunimi ndërkufitar.

Ministri Agani, falënderoi udhëheqësen e Projektit COSIRA, dhe në përgjithësi qeverinë gjermane për ndihmën që po i japin Kosovës, e në veçanti për ndihmën që po vazhdojnë t’i japin MMPH-së.

Ky donacion është mundësuar në kuadër të Projektit COSIRA i përkrahur nga GIZ për Zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në Parkun e Sharrit, implementimi i së cilit do të fillojë në qershor 2016 dhe do të përfundojë në maj 2017. /Telegrafi/