LAJMI I FUNDIT:

Parkon veturën në mes të rrugës, i japin leksion shoferit – ia largojnë me ekskavator

Parkon veturën në mes të rrugës, i japin leksion shoferit – ia largojnë me ekskavator

Dy burra kishin vendosur t’i japin leksion shoferit të një veture që e kishte parkuar në një vend të ndaluar, duke bllokuar rrugën – ata përdorën një copë druri dhe ekskavatorin për t’ia larguar nga rruga.

Videoja amatore e filmuar me telefon në rrugën Alum Rock të Birminghamit në Angli, shfaq dy burra ku njëri mbante drurin dhe tjetri ngiste ekskavatorin me të cilin e lëvizte veturën e parkuar, transmeton Telegrafi.


E sikur kjo të mos mjaftonte, raportohet se vetura ishte ndaluar pikërisht në mes të dy vijave të verdha të pandërprera, që tregon se rreptësisht ndalohet parkimi dhe ndalja.

Pasi e lirojnë rrugën, masa dëgjohet duke brohoritur, kurse për shoferin e veturës ka qenë një leksion që herëve tjera të mos e parkoj veturën në vendet e ndaluara, e sidomos aty ku bllokohet lëvizja e lirë e mjeteve tjera. /Telegrafi/