LAJMI I FUNDIT:

Parkojnë para shtëpisë së tij, makinat ua mbulon me folie najloni (Foto)

Parkojnë para shtëpisë së tij, makinat ua mbulon me folie najloni (Foto)

Neil Junglas që banon në një shtëpi pranë aeroportit në Liverpul të Anglisë, është i nervozuar me shoferët që ia lënë makinat para shtëpisë dhe shkojnë në udhëtim.

Meqenëse nuk ka çfarë t’ju bëjë, ndërsa policët nuk intervenojnë sepse parkimet nuk janë pa leje, ka vendosur që të dënojë shoferët, transmeton Telegrafi.


Të gjitha veturat ai i mbështjellë me folie najloni, së paku për t’ju nxjerrë punë shoferëve, para se të largohen prej aty.

Shumë njerëz janë afruar para një makine Skoda, e cila ishte tërësisht e mbështjellë dhe bënin fotografi, për t’i postuar në rrjetet sociale. /Telegrafi/