LAJMI I FUNDIT:

Parkim si në filma, edhe pse shoferi nuk kishte në plan të bënte një gjë të tillë

Parkim si në filma, edhe pse shoferi nuk kishte në plan të bënte një gjë të tillë

Pamjet video nga kamerat e vëzhgimit në mbarë botën dëshmojnë për vështirësitë në drejtimin e automjetit gjatë parkimit, por kjo video na tregon diçka krejtësisht të ndryshme – sepse shoferi as që kishte ndërmend të parkonte.

Sipas informacioneve të disponueshme, ngjarja ka ndodhur në Kinë dhe në video shihet një Peugeot i zi që i afrohet bordurës dhe zonës ku parkohen makinat me shpejtësi të madhe në një rrugë të lagësht.


Pasi shoferi humbi kontrollin e mjetit, makina goditi fort bordurën, u ‘ngjit në ajër’, fluturoi mbi katër automjete të parkuara dhe u ul në një vend parkimi bosh.

Pas këtij “parkimi”, shoferi del nga makina dhe shikon me mosbesim se çfarë ka ndodhur.

Nëse nuk do të ishte kamera e vëzhgimit, është e vështirë për këdo që ta besojë këtë histori. /Telegrafi/