LAJMI I FUNDIT:

‘Paris të dua’, sonte koncert i Filharmonisë së Maqedonisë

‘Paris të dua’, sonte koncert i Filharmonisë së Maqedonisë

Filharmonia e Maqedonisë sonte në orën 20:00 me rastin e Ditës së të dashuruarve në Operën dhe Baletin e Maqedonisë do të mbajë koncer simfonik të titulluar ‘Paris të dua’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Do të interpretohen këngë të njohura franceze të cilat i kanë kënduar Edit Piaf, Iv Montan, Zho Dasin, Michel Legrand…


Në koncert si vokalist do të marrë pjesë vokalistja hungareze e xhazit me karrierë ndërkombëtare, Mirtill, dirigjent është Borjan Canev, orkestrimet janë të Emin Xhijan, regjia e Dejan Proshevit. Në skenë poezi nga poetin francez Zhak Prever do të lexojë aktori Vasil Zafirçev. /Telegrafi/