LAJMI I FUNDIT:

Paratë e shitjes së Chelseat të Abramovich janë ende të ngrira, 3 miliardë euro nuk shkuan për rimëkëmbjen e Ukrainës

Paratë e shitjes së Chelseat të Abramovich janë ende të ngrira, 3 miliardë euro nuk shkuan për rimëkëmbjen e Ukrainës

Afërisht 3 miliardë euro të krijuara nga shitja e klubit të Ligës Premier, Chelsea, që ishte në pronësi të Roman Abramovich, mbeten të ngrira nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar pas pothuajse dy vjetësh.

Klubi londinez u nxor në shitje brenda disa ditësh pas fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia përpara se Abramovich të vihej nën sanksione në mars 2022 për lidhjet me presidentin rus Vladimir Putin.

Blutë iu shitën përfundimisht manjatit amerikan të sportit Todd Boehly dhe firmës së investimeve Clearlake Capital në maj 2022.


The Guardian raportoi vitin e kaluar se përfaqësuesit e Abramovich duan që paratë të shkojnë për ndihmë humanitare për “të gjitha viktimat e konfliktit në Ukrainë”.

Mike Penrose, i cili ka kaluar gati tre dekada duke punuar për kauza humanitare, u ngarkua me formimin e një fondacioni për të ndihmuar kauzat në Ukrainë.

“Të ardhurat nga shitja e Chelsea FC janë ngrirë në një llogari bankare në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa ekspertë të pavarur krijojnë një fondacion për të menaxhuar dhe shpërndarë paratë”.

Kërkoi që BE të heq sanksionet ndaj tij, Roman Abramovich humb betejën ligjore nga gjykata evropiane
Lexo po ashtu Kërkoi që BE të heq sanksionet ndaj tij, Roman Abramovich humb betejën ligjore nga gjykata evropiane

“Më pas do të nevojitet një licencë për të transferuar fondet në fondacion. Ne duam që këto para të arrijnë në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të mbetemi të hapur për çdo marrëveshje që e ofron qartë këtë”, kanë thënë nga zyra angleze që merret më këtë gjë.

Abramovich kishte për herë të fundit një përfaqësues të Mbretërisë së Bashkuar që punonte për të në vitin 2022. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori