LAJMI I FUNDIT:

Kërkoi që BE të heq sanksionet ndaj tij, Roman Abramovich humb betejën ligjore nga gjykata evropiane

Kërkoi që BE të heq sanksionet ndaj tij, Roman Abramovich humb betejën ligjore nga gjykata evropiane

Gjykata evropiane konfirmoi sot sanksionet ndaj miliarderit rus Roman Abramovich, duke humbur kështu betejën ligjore për heqjen e sanksioneve të vendosura ndaj tij nga Bashkimi Evropian pas pushtimit rus në Ukrainë, raporton Reuters.

Pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi ushtrinë të sulmonte Ukrainën në shkurt 2022, BE vendosi sanksione ndaj zyrtarëve rusë dhe një numri biznesmenësh rusë si Abramovich, dhe ngriu qindra miliarda dollarë në asete ruse. Abramovich kundërshtoi vlefshmërinë e atij vendimi, transmeton Telegrafi.


Gjykata, e cila hodhi poshtë gjithashtu kërkesën e Abramovich për dëmshpërblim, vuri në dukje rolin e tij në prodhuesin rus të çelikut Evraz, dhe faktin se çeliku është një burim kryesor i të ardhurave për qeverinë ruse.

“Gjykata e Përgjithshme refuzon procedurën e iniciuar nga  Abramovich dhe në këtë mënyrë konfirmon masat kufizuese të zbatuara kundër tij”, thuhet në vendimin e Gjykatës Evropiane.

“Paneli nuk gaboi në vlerësimin e tij kur vendosi të shtojë dhe më pas të mbajë emrin e Abramovich-it, referuar listës së subjekteve që janë sanksionuar”, u tha ndër tjera.

Abramovich, i cili gjithashtu ka nënshtetësi izraelite dhe është ish-pronar i klubit anglez të futbollit Chelsea, u bë një nga biznesmenët më të fuqishëm në botë pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Forbes vlerëson pasurinë e tij neto në 9.2 miliardë dollarë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori