LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit në Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri

Në pjesën e parë të ditës së sotme do të ketë reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri dhe qendër të Shqipërisë.

Në qarkun e Shkodrës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këtë qark mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.


Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun Shkodër. Në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokasër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Në shumicën e qarqeve reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 12 / 17 gradë Celsius, në vendet e ulëta: 10 / 16 gradë Celsius, në vendet malore: 5 / 11 gradë Celsius.

Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, kryesisht në bregdet. /Telegrafi/