LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Everton – Liverpool

Parashikim: Everton – Liverpool

Evertoni e pret Liverpoolin në Godisson Park për një mbrëmje të zjarrtë të futbolit anglez. Ky është derbi lokal me rivalitetin më të madh ndoshta në gjithë futbollin evropian.

Vendi: Goodison Park, Merseyside
Koha: 19 dhjetor (e hënë), 21:00

Lajmet rreth ekipeve

Everton
Phil Jagielka është i suspenduar për derbin ndaj Liverpoolit pas përjashtimit ndaj Arsenalit. Ramiro Funes Mori do të jetë në 11-shen startuese, teksa mbrojtësi i Evertonit do të ketë një ndeshje suspendim.
Gareth Baerry mungoi në mesjavë dhe mbetet në dyshim edhe për Liverpoolin. Koeman do të shfrytëzojë formacionin 3-4-2-1, me Ross Barkleyn dhe Enner Valencian prapa Romelu Lukakut. Duke parë që Jagielka është i suspenduar, Mason Holgate mund të zgjidhet si mbrojtësi i tretë.
Arouna Kone, Yannick Bolasie, Mattheë Pennington dhe Muhamed Besic do të vazhdojnë të mungojnë edhe në këtë takim.

Derbi i Liverpoolit me shumë mungesa
Lexo po ashtu Derbi i Liverpoolit me shumë mungesa

Liverpool
Emre Can mungoi në dy ndeshjet e fundit për shkak të një lëndimi në gju dhe mungesa e tij do të zgjatet edhe sonte.
Joel Matip mungoi në fitoren prej 3-0 ndaj Middlesbrough me një lëndim në nyje, por pritet që të rikuperohet që të ketë partner Dejan Lovrenin në zemër të mbrojtjes së Liverpoolit.
Origi u detyrua që të largohet në minutat e fundit të mërkurën me një lëndim të lehtë, por pritet që të jetë në rregull për Evertonin.
Loris Karius befasisht u la në stol nga Klopp dhe Mignolet pritet që të luajë edhe të hënën.
Philippe Coutinho nuk pritet të kthehet deri në fund të muajit me Danny Ingsin që është jashtë për krejt sezonin. Sturridge mbetet në dyshim.

Top lojtarët

A e dini se?

Evertoni ka barazuar në katër ndeshjet e fundit në shtëpi në të gjitha garat.

Liverpooli është i pamposhtur në 12 ndeshjet e fundit ndaj Evertonit në të gjitha garat.

Evertoni është i pamposhtur në 11 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Liverpooli ka shënuar së paku dy gola në shtatë nga tetë ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Liverpooli është i pamopshtur në 13 nga 14 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Janë shënuar së paku tri gola në pesë ndeshjet e fundit të Liverpoolit në udhëtim.

Formacionet e mundshme: Everton - Liverpool
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Everton - Liverpool

Analiza

Evertoni iu kthye performancave të forta në shtëpi me3 fitoren ndaj Arsenalit të martën. Ata janë një nga tri skuadrat e vetme të pamposhtura në shtëpi këtë sezon dhe Ronald Koeman është tejet i interesuar që ekipi i tij të vazhdojë këtë trend.

Liverpooli arriti një fitore të fuqishme ndaj Middlesbrough të mërkurën dhe ka vetëbesim të madh për sfidën e derbit. Skuadra e Jurgen Klopp ka barazuar në katër ndeshjet e fundit në Goodison Park dhe rezultati i njëjtë është në letra edhe sonte.

Parashikimi: Everton 2-2 Liverpool

Në trend Sport

Më shumë
Humbi finalen dhe mbeti pa trofe, Ronaldo qau si kurrë më parë në karrierën e tij

Humbi finalen dhe mbeti pa trofe, Ronaldo qau si kurrë më parë në karrierën e tij

Ligat tjera
Barcelona dhe Valencia mund të bëjnë biznes dy herë këtë verë – dy yje mund të ndrrojnë ambient

Barcelona dhe Valencia mund të bëjnë biznes dy herë këtë verë – dy yje mund të ndrrojnë ambient

La Liga
Gary Lineker zbulon arsyen kontroverse pse ai po mbështet Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve

Gary Lineker zbulon arsyen kontroverse pse ai po mbështet Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

La Liga
Kosova kryen stërvitjen e radhës para ndeshjes me Norvegjinë - mungon Zhegrova, lëndohet Rrahmani

Kosova kryen stërvitjen e radhës para ndeshjes me Norvegjinë - mungon Zhegrova, lëndohet Rrahmani

Përfaqësuesja e Kosovës
Jim Ratcliffe do t’ia katërfishojë pagën yllit të Man United pas triumfit në FA Cup

Jim Ratcliffe do t’ia katërfishojë pagën yllit të Man United pas triumfit në FA Cup

Premier League
Kalo në kategori