LAJMI I FUNDIT:

Parandaloni djersitjen gjatë stinës së verës, përmes këtyre metodave efikase

Parandaloni djersitjen gjatë stinës së verës, përmes këtyre metodave efikase

Në verë djersitja është shumë e shpeshtë, për disa persona kthehet në një problem të rëndë. Një faktor që ndikon në djersitje është edhe stresi, ndërsa secili prej nesh eliminon 500-800 mililitra lëngje nga trupi i tij në ditë, përcjellë arbresh.

Toksinat largohen nga uji
Uji jo vetëm që pastron trupin tuaj, por pengon erën në sqetull. Së paku dy dushe në ditë do të ndihmojnë njerëzit të cilët djersen tepër për..


Vishni rroba pambuku
Veshja me rroba pambuku ndihmon lëkurën tuaj për të marrë “frymë” dhe në këtë mënyrë nuk do të ketë djersë të tepruar. Shmangni pëlhurat që krijojnë acarim të lëkurës dhe të ngrohjes, duke rezultuar në djersitje e tepruar.

Përdorni limon
Limoni ndihmon në zvogëlimin dhe parandalimin e djersës, sidomos në sqetull. Ju mund ta vini një gjysmë limoni nën sqetull. Nëse ju përjetoni një acarim të butë, mos u shqetësoni, por në qoftë se ka një skuqje të lëkurës, duhet shmangur limonin.

Deodorantët dhe shkopinjtë kundër djersës
Deodoranti dhe shkopinjtë kundër djersës janë efektive në parandalimin e shfaqjes së erës së pakëndshme. Por ata nuk veprojnë në mënyrë të barabartë për të gjithë personat, dhe jo gjithherë është zgjidhja më e mirë. Ata mbyllin poret dhe parandalojnë akumulimin e djersës në sipërfaqe të lëkurës. Edhe pse këto veprojnë shumë shpejt, kimikatet në to të shkaktojnë efekte anësore të tilla si irritim dhe njollë e lëkurës.

Hani shëndetshëm dhe humbni peshë
Ngrënia e ushqimit të shëndetshëm dhe humbje peshe do të ndihmojnë për të luftuar djersitjen e tepruar. Nëse pesha juaj është normale, në dietën tuaj përfshini më shumë fibra dhe shmangni erëzat. Kjo do të shpëtoj trupin tuaj nga toksinat.

Uthulla
Ndoshta kjo është një surprizë për ju, por me të vërtetë uthulla ndihmon njerëzit të cilët djersën tepër. Është e nevojshme në mbrëmje para gjumit ta bëni lëkurën me uthull dhe ta lini të thahet. Në mëngjes, sigurohuni që të bëni një dush.

Hiperhidroza

Rreth 3% e popullsisë vuajnë nga një formë e tepruar e djersitjes, e quajtur hiperdroza.

Nëse këto produkte nuk ua lehtësojnë punën, kjo mund të jetë koha që ta vizitoni një specialist. Gjatë vlerësimit, dermatologut do t’i duhet kohë për ta stabilizuar natyrën, peshën dhe djersitjen tuaj me ndikimin që ajo ka në jetën tuaj.

Nëse diagnostifikoheni me hiperdrozë, dermatologu do t’ua rekomandojë disa tableta për të reduktuar aktivizimin e nervave dhe gjëndrave të djersës. Ose ai mund tu rekomandojë që të merrni trajtim ontofores, që përdor ujë dhe korrent të butë elektrik për trajtimin e pëllëmbëve të djersitura dhe shputave./Arbresh.info/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Kalo në kategori